Sony tërheq lojën Cyberpunk 2077, do të kthejë mbrapsht paratë - Business Magazine Albania

Sony tërheq lojën Cyberpunk 2077, do të kthejë mbrapsht paratë

Cyberpunk 2077

Sony dhe Microsoft, prodhuesit e Xbox, thanë se do të ofrojnë rimbursim për qytetarët, ndërsa zhvilluesit do të punonin për të rregulluar gabimet.

Sony tërhoqi lojën Cyberpunk 2077 nga PlayStation Store dhe do të kthejë pas paratë për të gjithë ata që e kanë blerë.

Kjo ndodhi pasi lojtarët u ankuan se loja ishte e mbushur me viruse dhe probleme. Kompania ka premtuar se do të bëjë disa ndërhyrje për të përmirësuar lojën, ccka e bën të paqartë se kur Sony Interactive Entertainment mund ta kthejë lojën në PlayStation Store.

Sipas deklaratës së Sony dhe Microsoft, “Ne po punojmë për të garantuar një nivel të lartë kënaqësie të klientëve, ndaj do të fillojmë rifinancimin e të gjithë atyre që e kanë blerë Cyberpunk 2077 përmes PlayStation Store”.

Lexo: Huawei është në pronësi të punonjësve të saj

Në këtë lojë, lojtarët luajnë në një botë kriminale, ku ata mund të paguajnë për të përmirësuar veten me teknologji. Loja u propozua për herë të parë në vitin 2012, por më pas, u risoll në 2018. Por prezantimi më i fortë u bë në vitin 2019, kur doli në treg dhe u promovua edhe nga Keanu.

Por, problemet nisën të shfaqeshin, kryesisht në pajisjet më të vjetra si PS4 dhe Xbox One.

NYT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0