Sony rrit çmimet e PlayStation 5 me 25% , tregu i videolojërave në tension - Business Magazine Albania

Sony rrit çmimet e PlayStation 5 me 25% , tregu i videolojërave në tension

Sony ka njoftuar një rritje të ndjeshme të çmimeve për PlayStation 5 në Evropë, Australi dhe Zelandën e Re, duke përmendur tronditjen globale ekonomike si arsye kryesore. Vendimi i publikuar të dielën në blogun zyrtar të PlayStation përfaqëson një “vendim të vështirë”, siç e cilëson kompania, përballë një “klime sfiduese ekonomike, me inflacion të lartë dhe kurs të paqëndrueshëm të këmbimit valutor”. Çmimi i rekomanduar për PS5 Digital Edition në Evropë do të rritet në 499 euro, nga 449 euro që ishte në përditësimin e mëparshëm të vitit 2022. Në Mbretërinë e Bashkuar, çmimi do të arrijë në 430 paund (rreth 498 euro), nga 389 paund (450 euro), ndërsa në Australi, PS5 Digital do të kushtojë 749 dollarë australianë (rreth 415.7 euro), nga 649 më parë. Në Zelandën e Re, çmimi i ri do të jetë 859 dollarë të Zelandës së Re (442.9 euro).

Ndërkohë, çmimi për versionin standard të PS5, që përfshin një disk Blu-ray, dhe modeli PS5 Pro do të mbeten të pandryshuara , të paktën për momentin.

SHBA-ja, tregu që Sony nuk guxon të prekë
Ekspertët vërejnë se vendimi për të mos rritur çmimin në Shtetet e Bashkuara lidhet me rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij tregu për të ardhurat e Sony-t. Christopher Dring, kryeredaktor dhe bashkëthemelues i The Game Business, tha për BBC-në: “Në vend që të rrisin çmimin në SHBA, është e mundur që kompani si PlayStation po rrisin çmimet globalisht për të mbrojtur, sa të mundin, tregun amerikan.” Ai shtoi gjithashtu: “Epoka kur videolojërat  uleshin në çmim me kalimin e kohës, ka marrë fund.”

Lexo edhe: Trump ngrin 2 miliardë dollarë fonde për Harvard-in

Tregu i videolojërave në tension. Nintendo shtyn Switch 2
Rritja e çmimeve nga Sony vjen në një kohë të trazuar për industrinë e lojërave. Konkurrenti kryesor, Nintendo, ka shtyrë pa afat daljen në treg të Switch 2, për shkak të pasigurisë ekonomike dhe tarifave të reja që po shqetësojnë zinxhirët globalë të prodhimit.

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj shumë vendeve, duke përfshirë edhe produktet elektronike si smartfonët dhe laptopët. Edhe pse ka pasur një pezullim të përkohshëm për disa importe, paqartësia mbetet, dhe shumë kompani po rishikojnë strategjitë e tyre për të mbrojtur të ardhurat.

Në këtë klimë të pasigurt ekonomike, lëvizjet si ajo e Sony mund të jenë vetëm fillimi i një trendi më të gjerë që do të ndikojë konsumatorët globalë.

Burimi: Euronews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0