Sony ka investuar 250 milionë dollarë në krijuesin e video lojës shumë popullore Fortnite, Epic Games. Me investimin e ri Epic në total ka ngritur 1.83 miliardë dollarë deri më sot.
Kompanitë thanë se marrëveshja forcon një marrëdhënie tashmë të ngushtë duke përforcuar objektivat e tyre të përbashkëta. Në tre financimet e kaluara Epic Games kishte ngritur 1.58 miliardë dollarë.
Me marrëveshjen Sony do të përfitojë një pjesë të aksioneve të Epic Games, por jo një paketë kontrolluese. Konkretisht bëhet fjalë për 1.4% të aksioneve duke vlerësuar Epic Games me 17.86 miliardë dollarë.
Lexoni: Pasuria e Jeff Bezos theu rekordet e historisë
Është një moment shumë i rëndësishëm për Sony ndërsa lufta e konsolave po afrohet mes PlayStation 5 dhe Microsoft Xbox Series X. Epic Games është jo vetëm zhvilluesi, por edhe publikuesi i lojës Fortnite që numëron 350 milionë përdorues të regjistruar.
Epic është gjithashtu krijuesi i Unreal Engine, mjete fundamental i përdorur për të ndërtuar shumë lojëra.