Sondazh për biznesin mbi të drejtat e konsumatorit - Business Magazine Albania

Sondazh për biznesin mbi të drejtat e konsumatorit


Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes fton sipërmarrësit shqiptarë të japin mendimin e tyre lidhur me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.

Ky anketim vjen në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të BE-së “Forcimi i kapaciteteve të Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Sekretariatit të tij Teknik” që zbatohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë së Lituanisë dhe Autoriteti i Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit në Lituani, të cilët po ndërmarrin kërkimin mbi vlerësimin e sistemit të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit në Shqipëri.

Për detaje të mëtejshme dhe për të plotësuar anketën klikoni KËTU.

Burimi: sme.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0