Sokol Nenaj: Shqipëria në garë për vendin e saj në skenën ndërkombëtare të eSports - Business Magazine Albania

Sokol Nenaj: Shqipëria në garë për vendin e saj në skenën ndërkombëtare të eSports

Nga Adelina Onuzi – Nëse deri dje garat elektronike në Shqipëri zhvilloheshin në internet-kafe të vogla apo në dhomat e lojtarëve, sot fjala eSports po fiton peshë tjetër. Turne të organizuara, ekipe të strukturuara, lojtarë që stërviten me orë të tëra dhe një federatë që po mundohet të vendosë themelet e një industrie të re.

Triumfi i fundit i Kosovës në Kampionatin Europian të eFootball ka ngritur pyetjen: A mund të jetë Shqipëria, e radhës në këtë listë fituesish? Dhe mbi të gjitha, a kemi infrastrukturën dhe vizionin për t’u futur seriozisht në këtë garë?

Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, biseduam me Sokol Nenajn, presidentin e Federatës Shqiptare të Sporteve Elektronike (FSHSE). Ai e njeh nga brenda jo vetëm pasionin, por edhe pengesat që shoqërojnë këtë industri.

“Gjatë 3-5 viteve të fundit, perceptimi për eSports në Shqipëri ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme. Nga një fenomen i perceptuar si thjesht argëtim, eSports është shndërruar në një industri në rritje me potencial ekonomik, arsimor dhe ndërkombëtar. Kjo është reflektuar në rritjen e interesit të të rinjve, organizimin e eventeve të strukturuara, dhe përfshirjen e mediave,” thotë Nenaj. “Sot, eSports në Shqipëri është më shumë sesa një trend social, është një sektor në zhvillim që kërkon investim dhe vizion afatgjatë.”

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0