Snapchat do t'i lejojë krijuesit të prodhojnë lente LiDAR për iPhone 12 Pro - Business Magazine Albania

Snapchat do t’i lejojë krijuesit të prodhojnë lente LiDAR për iPhone 12 Pro

Përdoruesit që deri dje kanë zhvilluar lente për realitetin e shtuar në Snapchat së shpejti do të kenë një mjet tjetër akoma më të fuqishëm në dispozicion: skanerin LiDAR në iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max. Snap lançoi një përditësim në Lens Studio për të akomoduar lente më të gjera për krijuesit. Si rezultat, Snapchat do të jetë ndër aplikacionet e para që përdor skanerin LiDAR të Apple.

LEXO: Aplikacioni i Facebook “Threads”, që rivalizon Snapchat, testohet fshehtas

Skaneri mund të ndërtojë një hartë të ambientit dhe Snapchat Camera do të ketë një kuptim më të thellë gjeometrik të objekteve dhe sipërfaqeve. Sipas kompanisë krijuesit mund të përdorin edhe çipin A14 Bionic të iPhone 12 Pro dhe teknologjinë ARKit të Apple për të pasqyruar mijëra objekte të realitetit të shtuar në kohë reale.

Versioni 3.2 i Lens Studio ka një paraqitje paraprake interaktive duke të dhënë një ide sesi funksionojnë lentet LiDAR edhe përpara se iPhone 12 Pro dhe 12 Pro Max të debutojë. Krijuesit gjithashtu mund të shikojnë paraprakisht lentet e tyre LiDAR në aplikacionin Snapchat nëse kanë iPad Pro më të fundit.

ENGADGET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0