Sikur të kishte një aplikacion që të thoshte “E marr.”
Një studim i rreth 18,000 nuseve gjeti se çiftet po shpenzojnë më shumë se çdo herë tjetër kur vjen fjala për ditën e tyre speciale, dhe kryesisht përdorin telefonin për të bërë planifikimin.
Studimi, i kompletuar nga website-i i planifikimit të dasmave TheKnot, zbulon se kosto mesatare e një dasme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 2015-n është 32,641 $, një rrijte mesatare prej 5,500 $ që prej 2009-s. Në varësi të vendndodhjes së dasmës, shifra mund të jetë në mënyrë të konsiderueshme më e lartë. Manhattani kryeson listën e më të shtrenjtave me një kosto mesatare prej 82,299 $.
Kostoja e një skene pritje, vendi të ceremonisë dhe bandës së pritjes janë tre komponentët që pёrjetuan rritjen më të madhe që prej 2009-s, duke rritur koston totale.
89 % e çifteve janë shprehur se kanë përdorur një pajisje mobile për të planifikuar dasmën. Që nga regjistrimi për dhuratat te kërkimi i furnitorëve, pjesa më e madhe e çifteve zgjedhin të përdorin pajisje mobile përkundrejt desktopit ose tableteve.
Më shumë se gjysma e nuseve (58%) përdorin telefonat e tyre për të kërkuar për fustane nusërie, dhe po me të njëjtën përqindje kërkojnë dhe menaxhojnë informacionet e furnitorëve të tyre duke përdorur telefoant. Kjo do të thotë se kompanitë e dasmave mund të përfitojnë duke patur platforma moderne për telefonat.
Megjithatë për t’u habitur, me gjithë përdorimin e teknologjisë për të planifikuar martesën e tyre, vetëm 16% e çifteve përdorin një Répondez s’il vous plaît (RSVP-Ju lutemi përgjigjuni) online.
Ndërsa çiftet gjithmonë po ftojnë më pak njerëz, kostoja për të ftuar është rritur në mënyrë të konsiderueshme prej 2009-s. 5 vite më parë numri mesatar i njerëzve të ftuar ishte 149, dhe kostoja mesatare për të ishte 194$. Në 2015-n, numri mesatar i të ftuarve ishe 139, por kostoja mesatare për të ftuar ishte 237$.
Tradita e dasmës ku duhet të paguajë familja e nuses vazhdon ende në SHBA: 44% e buxhetit të përgjithshëm vjen nga prindërit e nuses; 43% vjen nga dhëndri dhe nusja; 12% vjen nga prindërit e dhëndrit; 1% vjen nga “të tjerët.”
Në 2015-n vetëm 12% e çifteve mbuluan të gjitha shpenzimet e eventit, por vetëm 9% e tyre nuk paguan asgjë prej tyre.
/Shkruar nga Chelsea Frisbie dhe publikuar nga Mashable.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto