Smartphone Android, të cilëve u mungojnë disa përditësime të sigurisë, janë përsëri më të sigurtë se një kompjuter Windows i zakonshëm. Kështu thotë një kërkues për sigurinë dhe bashkëautor.
Deklarata u bë pas një studimi nga Security Research Labs (SRL) ku u konstatua se smartphone Android nga kompani të ndryshme ishin shumë prapa përsa u përket përditsimeve të ndryshëm. Studimi zbuloi se disa shitës gënjenin përsa u përket atyre.
Ata zbuluan se ZTE dhe TCL ishin 2 prej “ofenduesve” më të rëndë.
“Një nga arsyet kryesore është vështirësia e kompanive për t’u përditësuar dhe monitoruar të rejat e fundit.” u shpreh Karsten Nohl në një email për Android Authority. Ai është themelues dhe bashkë-autori i studimit nga SRL.
SRL ka përditësuar aplikacionin e tyre SnoopSnitch për të treguar informacion autentik për përditësimin në smartphone. Gjithashtu do të nxjerrë edhe një përditësim tjetër të korrigjuar, një “bug” me versionin aktual.
“Ne nuk kemi parë sulme nga hacker-at në shkallë të madhe dhe shpresojmë mos të shohim. Secili smartphone ka një numër të madh barrierash sigurie. Konsumatorët, duhet të ndihet gjithsesi të sigurtë, duke patur parasysh se edhe sikur t’i mungojë ndonjë përditësim i fundit, nuk përbën ndonjë problem madhor. Një smartphone Android, është përsëri më i sigurtë se një kompjuter Windows i zakonshëm. Numri i madh i modeleve, nuk përbën surprizë që shpesh kompanitë kanë vështirësi në publikimin e përditësimeve të ndryshëm”, citoi Nohl.
Kështu, nëse ke një smartphone Android super të vjetër, ose edhe një të ri por shumë të lirë dhe nuk keni marrë updatë së fundmi, ju ndoshta do të keni disa probleme. Kështu, zgjidhjet janë dy. Duhet të bleni një smartphone të ri ose të gjeni alternativa të tjera për t’i bërë update.
Burimi: Android Authority
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.