Skema IDEA-Grant, mbështetje sipërmarrjeve të reja, rreth 25 milionë lekë për 43 përfitues - Business Magazine Albania

Skema IDEA-Grant, mbështetje sipërmarrjeve të reja, rreth 25 milionë lekë për 43 përfitues


43 të rinj kanë fituar financim deri më tani nga skema IDEA-Grant në kuadër të projektit ProSEED. Ceremonia e ndarjes së certifikatave u zhvillua në bashkëpunim mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe GIZ, të cilët po e zbatojnë këtë projekt.

Projekti mundëson mbështetje financiare për fillimin e biznesit përkatësisht në vlerën 4.000 € për projekte individuale dhe 7.000 € për projekte në grup.

Për periudhën Shtator 2018-Prill 2019 janë përzgjedhur 43 përfitues të granteve në skemën IDEA-Grant, nga 137 aplikime që kanë qenë në total, nga të cilat 110 kanë kaluar në kontroll administrativ.

Shuma totale e granteve të akoroduar për 43 Përfitues të IDEA-Grant është rreth 25 milionë lekë, ndërkohë që idetë e biznesit i përkasin fushave të Turizmit, Digital Marketing/Shitje, Agropërpunim/shërbime ushqimore, ICT, Artizanat, Bujqësi, Shërbime të tjera.

Zv.Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi, vlerësoi mbështetjen që ky projekt jep për nxitjen e krijimit të bizneseve të reja në vendin tonë.

Shtylla e dytë e projektit ProSEED ka në fokus rritjen e punësimit nëpërmjet zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe sipërmarrjeve të reja në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Dhënia e grantit të aspirantëve për sipërmarrës (Skema IDEA- Grant) do të mbështesë sipërmarrësit aspirantë dhe ekzistues në Shqipëri, bazuar në një proces konkurrues. Shuma totale për këtë shtyllë është 500.000 euro. Qëllimi në këtë rast është që të ofrojë grante me objektivin, që të ofrohen deri në 110 grante për sipërmarrësit aspirues dhe bizneset ekzistuese, duke përfshirë një përqindje prej 40% për gratë dhe të paktën 20% për emigrantët e kthyer, si dhe krijimin e vendeve të reja pune. Skema bazohet në një proces konkurrues, gjatë të cilit aspirantët sipërmarrës do të aplikojnë për dhënien e granteve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0