“Skandali i pagave”/ Prokuroria e Tiranës është pranë gjetjes së autorit - Business Magazine Albania

“Skandali i pagave”/ Prokuroria e Tiranës është pranë gjetjes së autorit

Të dhënat personale të qindra mijëra shqiptarëve janë duke dalë çdo ditë e më shumë në qarkullim të hapur, duke rrezikuar çdo moment që të përfundojnë në duart e njerëzve të gabuar.

Në ditën e tretë të skandalit u publikua edhe lista e targave të makinave dhe pronësia e tyre, megjithatë për prokurorinë zbulimi i punonjësve që shpërdoruan detyrën është çështje kohe. Kryeprokurorja  e Tiranes Elisabeta imeraj në një konferencë për shtyp ka garantuar hetime të shpejta. Ajo është shprehur se shumë shpejt do ketë një autor që do dalë para përgjrgjësisë për ngjarjen.

Duke u bazuar tek provat që kanë mbledhur grupi i hetimit është i bindur se nuk bëhet fjalë për hakerim nga jashtë sistemit, por nga hapja e rubinetit te te dhënave nga punonjës të institucioneve nën hetim

Gjate dites nje grup hetuesish mbas sekuestrove kanë vijuar marrjen në pyetje të punonjësve shtetërore prane AKSHIt, Institutit të sigurimeve shoqerore dhe Tatimeve

Por me gjithe dritehijet nga njera ane dhe rrefimeve interesante nga ana tjeter, shpresa e vetme mbetet gjurmimi i logimeve në sistem.

Ndërkohë pas skandalit të publikimit të pagave, Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e tij ka ardhur me qëllim për t’u vendosur në dispozicion të hetimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0