Gjatë prezantimit të përfaqësuesit nga ICK (Inovation Center Kosovo) Shpend Lila, një femër nga publiku ka ndërprerë dy herë fjalimin e Lilës.
Ndërprerja e fjalimit ka ardhur në momentin kur është përmendur emri, Kosovë.
“Sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244, është absolutisht e papranueshme që të keqpërdoret ky takim dhe afirmohet pavarësia e njëanshme e të ashtuquajturës shtet i Kosovës, me ç’rast po shkelet marrëveshje për përfaqësimin dhe bashkëpunim rajonal të arritur në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, dëgjohet të ketë thënë një femër në gjuhën serbe.
Ndryshe për incidentin në Beograd ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Serbia, loboi sërish kundër shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Ministri i MPJ-së, Pacolli ftoi Bashkimin Evropian që ta disiplinoj Serbinë, përndryshe Kosova në të ardhmen nuk do të marr pjesë në konferenca të këtij lloji,
Burimi: Telegrafi
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.