Komisioni Europian ka vendosur një gjobë prej 392.2 milionë eurosh ndaj shtetit grek, për dështimin e përsëritur dhe sistematik në menaxhimin e fondeve të BE-së të destinuara për sektorin bujqësor, që i takojnë periudhës 2016–2023.
Sipas portalit Politico, që e referon vendimin, autoritetet greke janë akuzuar për moskryerje të kontrolleve të nevojshme në terren, duke lejuar pagesa të konsiderueshme pa verifikime efektive. Në qendër të skandalit është agjencia shtetërore për mbikëqyrjen e subvencioneve bujqësore, OPEKEPE, tashmë në shënjestër të një hetimi të thelluar nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO).Hetimi i EPPO ka zbuluar dhjetëra raste të mashtrimeve, ku individë kanë përfituar fonde për kullota që nuk i kishin në pronësi apo qira, apo për aktivitete bujqësore që nuk janë zhvilluar kurrë. Këto abuzime, sipas autoriteteve europiane, kanë dëmtuar fermerët e ndershëm dhe kanë minuar besimin ndaj sistemeve të ndihmës financiare të BE-së.
Lexo edhe: Opinion/Alarmi i inovacionit,a po e humbet Evropa betejën për inteligjencën artificiale?
Si reagim ndaj presionit në rritje, qeveria greke ka paralajmëruar mbylljen e OPEKEPE, në përpjekje për të reformuar sistemin dhe për të shmangur ndëshkime të tjera në të ardhmen. Por gjoba e BE-së, ndër më të mëdhatë të këtij lloji, mbetet një kambanë alarmi për të gjitë vendet anëtare mbi rëndësinë e transparencës dhe integritetit në përdorimin e fondeve publike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto