Sipërmarrjet e regjistruara pranë Qendës Kombëtare të Biznesit, janë të detyruara të hapin një llogari bankare për biznesin e tyre. Sipas njoftimit të tatimeve, për të kryer këtë procedurë ata kanë 90 ditë kohë që nga hyrja në fuqi e ligjit (20.07.2019) dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore.
Për tatimpaguesit e regjistruar rishtaz, afati kohor për hapjen e kësaj llogarie është jo më shumë se 20 ditë.
Lexo: 18 mijë biznese paralajmërohen nga tatimet për shkeljet që bëjnë gjatë aktivitetit privat
Në rast të mos hapjes së llogarisë bankare, parashikohen sanksione.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.