Sipërmarrësit e rinj: Mbështesin vendin tonë apo vendi i mbështet ata?!

Sipërmarrësit e rinj: Mbështesin vendin tonë apo vendi i mbështet ata?!



Shkruar nga Kostandin Feshti

Të gjithë e njohim revistën prestigjoze “Forbes”. Një revistë e bazuar mbi ekonominë, sipërmarrjen dhe promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të biznesit. Në qoftë se ti je aq i suksesshëm sa të bëhesh pjesë e listës “30 under 30” të kësaj reviste, me beso, ia ke dalë mbanë të bëhesh dikushi në fushën tënde.

Kjo liste ka si qëllim kryesor promovimin e biznesmenëve të ardhshëm, uraganëve monetar, të cilët do të pasurojnë vendet e tyre, dhe e kanë nisur këtë rrugëtimin që në një moshë, relativisht mjaft të vogël.

Po vendi ynë? A i mbështet vendi ynë këto talente, këto “gjeni”?

Ka shumë raste që dëgjojmë nga të rinjtë në vendin tonë fjali si: ”Nuk ka vende pune” apo “Nuk të mbështet njeri”, dhe mendojmë me vete që nuk kanë të drejtë, nuk kanë iniciativë, duan thjeshtë të punojnë pak e të fitojnë shumë. Por, kur e vendosim veten në këpucët e tyre kuptojmë që në fakt kanë të drejtë.

Duke marrë parasysh dhe veten time, nuk ka shumë persona të cilët më kanë shtyrë drejt diçkaje të re, nuk ka shumë të cilët të inkurajojnë dhe të bëjnë të ndihesh sikur mund t’i realizosh ëndrrat e tua dhe t’i kthesh ato në një realitet.

Prandaj unë kuptoj që e ardhmja e sipërmarrësve të rinj në vendit tonë është si përralla e Lizës, një “Botë çudirash”, është një përrallë, por të gjithë e dimë që jo gjithmonë përrallat kthehen në realitetin e personazheve reale të kësaj bote.

Mendoj se suportimi kundrejt këtyre njerëzve duhet të nisë që në fillesat e tyre të para, që në shkollë. Sot janë të shumtëe mësuesit, të cilët kanë si qëllim penalizim e nxënësit, fuqizimin e figurës së tyre, por jo me mënyrat e duhura. Nga ana tjetër më pas, kemi mesuesit, të cilët të inspirojnë, të bëjnë të kërkosh më shumë nga vetja, të bëjnë të planifikosh të ardhmen tënde në mënyrë që të përfshish dhe dështimin tek sukseset e tua. Prandaj duhet filluar që nga themelet, por gjithashtu një themel i rëndësishëm është dhe familja, pasi po nuk pate mbështetje nga njerëzit e tu më të dashur, për ç’arsye të duhet suksesi që do të arrish, po nuk pate njerëz me të cilët t’a ndash gëzimin.

Po të flasim me fakte konkrete, në shtetin tonë janë të shumtë personat e rinj të cilët e kanë të paktën nga një dhunti, e cila gjen një përdorim të përditshëm. Dizajn, arredim, shkrim, krijim, teknologji dhe ekonomi, janë këto disa nga fushat ku vendi ynë ka shumë për të punësuar dhe për të mbështetur, por jo, këtë gjë e bën Amerika, Hollanda, Gjermania, Anglia etj. Jo më larg se disa javë, revista e mësipërme shpalli një nga antarët e listës “30 under 30” një duo kosovare, e cila ishte e specializuar në fushën e biznesit, me saktë marketingut. Jo shumë e njihnin këtë dyshe, jo shumë shqiptarë ishin në dijeni lidhur me to, ndërsa Amerika i njihte, madje shumë mirë.

Ky pra është gabimi që bëjmë ne. Nuk shikojmë prototipet tona, por ato të botës, duke i dhënë asaj përmirësimin për të cilin kemi nevojë vetë, falë të talentuarve që Shqipëria mbart, por që i dërgon diku tjetër.

Duhet të fokusohemi në promovimin e tyre, në dhënien e ngrohtësisë në mënyrë që t’i bëjmë të ndihen të sigurt dhe konfident në vendin e tyre, pa e pasur largimin nga vendi si plan A.

Le t’a bëjmë këtë gjë. Le të informojmë popullin që në momentin që kanë një dhunti mos të kenë frikë kundrejt promovimit të vetes, pasi bota sot rreth “vete-marketin”-ut po rrotullohet. Instagram, Facebook, mediat online janë sot fuqi të para, të cilat të japin ty të drejtën e të krijuarit një emër për veten dhe një vend të denjë në shoqëri.

Le ta mbështesim njëri-tjetrin për të shkuar me larg, për të arritur më shumë dhe për të ngritur, ekonominë, vendin, sukseset vendase lart e më lart.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0