Sipërmarrësit e rinj do të prezantojnë idetë e tyre të biznesit - Business Magazine Albania

Sipërmarrësit e rinj do të prezantojnë idetë e tyre të biznesit


Sot në Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) zhvillohet ceremonia e prezantimit YE! Boost Startup Pitch Event.

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Programi YE!Boost Startup, është një iniciativë e përbashkët e Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë KIESA-n, ICK, organizatën ndërkombëtare Child and Youth Finance International (CYFI), Bankën TEB dhe Fondin Europian për Zhvillimin e Europës Juglindore.

Në këtë ngjarje tetë sipëmarrës të rinj nga Kosova do të ftohen të prezantojnë idetë e tyre të biznesit.

Ata janë përzgjedhur në mesin e 20 startup-eve të cilat kanë marrë pjesë në Ye! Boost Camp – një program trajnues për aftësi sipërmarrëse i organizuar nga ICK.

 

 

burimi: fax.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0