Singapori, sërish me pasaportën më të fuqishme në botë - Business Magazine Albania

Singapori, sërish me pasaportën më të fuqishme në botë

Singapori, sërish me pasaportën më të fuqishme në botë

Pasaporta e Singaporit ruan pozicionin e saj si më e fuqishmja në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga Henley Passport Index këtë të martë. Ky shtet i vogël i Azisë Juglindore vazhdon të kryesojë listën pasi më herët këtë vit theu barazinë me gjashtë shtete të tjera për këtë titull. Në fillim të vitit 2024, Singapori ndante vendin e parë me Japoninë, Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Francën. Megjithatë, renditja e re e publikuar tregon se Japonia dhe Koreja e Jugut tani ndajnë vendin e dytë, ndërsa vendi i tretë ndahet mes shteteve që më parë kryesonin listën, së bashku me Danimarkën, Finlandën dhe Irlandën.

Henley Passport Index është një ndër renditjet më të njohura globale që vlerëson fuqinë e pasaportave bazuar në një kriter të vetëm: numrin e vendeve që mbajtësit e pasaportës mund të vizitojnë pa vizë paraprake. Të dhënat për renditjen bazohen në informacionet e ofruara nga International Air Transport Association (IATA). Ky indeks përqendrohet kryesisht në lehtësinë e udhëtimit, ndryshe nga Nomad Passport Index që llogarit pesë kritere (përfshirë edhe tatimet) dhe është më i përqendruar në konceptin e qytetarisë globale. Sipas të dhënave të fundit:

  • Singaporasit mund të udhëtojnë pa vizë paraprake në 193 destinacione.

  • Ndërsa shtetet në vendin e 10-të kanë akses në 182 vende.

Lexo edhe:Një ëndërr që u kthye në makth: Historia tronditëse e Elizabeth Holmes!

Top 10 pasaportat më të fuqishme në botë për 2024:

  1. Singapori

  2. Japoni, Kore e Jugut

  3. Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Spanjë

  4. Austri, Belgjikë, Luksemburg, Holandë, Norvegji, Portugali, Suedi

  5. Greqi, Zelanda e Re, Zvicër

  6. Mbretëria e Bashkuar

  7. Australi, Çeki, Hungari, Maltë, Poloni

  8. Kanada, Estoni, Emiratet e Bashkuara Arabe

  9. Kroaci, Letoni, Sllovaki, Slloveni

  10. Islandë, Lituani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë rënë nga vendi i 9-të në të 10-in, dhe janë pranë daljes nga top 10 për herë të parë në 20 vitet e ekzistencës së këtij indeksi. Edhe Mbretëria e Bashkuar ka zbritur një vend më poshtë, nga e pesta në të gjashtën. Kjo tendencë zbritëse për SHBA dhe MB, sipas Henley & Partners, përfaqëson një “rrjedhë afatgjatë në rënie”, duke reflektuar ndryshimet në politikën ndërkombëtare të udhëtimit dhe reputacionin e këtyre shteteve në skenën globale.

 

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0