Simboli ynë kombëtar, logo e birrës zvicerane

Simboli ynë kombëtar, logo e birrës zvicerane


Simboli i shqiponjës pushtoi mediat botërore pas ndeshjes Zvicër-Serbi, kur dy lojtarët me origjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Lajmi mori jehonë edhe pas kërkesës së Serbisë, për të ndëshkuar dy futbollistët, por FIFA mendoi t’i dënojë ata vetëm me gjobë.

Ndërkohë tashmë, simboli i shqiponjës ka përfunduar i stampuar edhe në një shishe birre në Zvicër. Duket një lëvizje e zgjuar e kompanisë “Luzerner Bier”, duke pasur parasysh numrin e madh të shqiptarëve në këtë shtet.

https://www.facebook.com/265664210153082/photos/a.267322013320635.81087.265664210153082/1948754161844070/?type=3

/NAU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0