Silvana Çumani, sipërmarrësja e suksesshme që operon me klinikën e saj dentare në Amerikë - Business Magazine Albania

Silvana Çumani, sipërmarrësja e suksesshme që operon me klinikën e saj dentare në Amerikë


Tani duket sikur nuk ka asgjë që nuk mund ta realizoj Dr. Silvana Çumani. Por po të kthehesh pas në vite do të shohësh me sytë e mendjes se asgjë nuk ka qenë e lehtë. Vinte nga një vend dhe formim, ku nuk ekzistonte as në ëndërr prona private, apo për të qenë më të saktë: biznesi privat.

I ati, Çumani, pasi mbaroi shkollën e mesme në Fier, u fut në punë si gjithë vëllezërit e tjerë. Familja e tij e ardhur nga Çamëria, pas genocidit të shovinistëve grek në fund të Luftës së Dytë Botërore, u vendos në rrethin e Fierit, ku gjeti mirësinë e myzeqarëve. Ndërsa e ëma, Miranda, nga Tepelena, ishte një nga mamitë më të njohura në Fier, si për përvojën ashtu edhe për gatishmërinë për të ndihmuar gratë.

Atë që nuk e realizuan dot të dy prindërit për veten e tyre, për të vazhduar studimet e larta, e realizuan me Silvanën që përfundoi në Tiranë studimet për dentiste. Gjatë viteve në universitet u njoh me Altin Llogonin, studentin e mjekësisë nga Lushnja. Dhe pastaj ardhja në Amerikë. Vështirësitë e para. Silvana, ashtu këmbëngulëse si përherë, për rivlerësimin e diplomës që kishte marrë në Tiranë, punoi si asistente pranë klinikës dentare të Universitetit të Pensilvanisë. Pas kësaj aplikoi dhe ndoqi programin 2 vjeçar, për studentët e huaj që kanë përvojë pune, në Universitetin e Pensivanisë (University of Pennsylvania) që i dha mundësinë e marrjes së diplomës amerikane. Punoi edhe 2 vite të tjera me një dentist amerikan.

Në 2005 hapi klinikën e saj dentare në South Philly. Në fillim punonte dy ditë në klinikën e saj dhe tri ditë në një klinikë tjetër. Nuk ishte e lehtë. Ndërkohë ishte bërë nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm, Sarës dhe Erikut. Altini dhe prindërit e ndihmonin sa mundeshin, por barra më e madhe i binte asaj vetë.

Klinikës iu shtuan klientët dhe Silvanës, doktoreshës fjalëmbël, të kujdesshme dhe të papërtuar iu dëgjua emri jo vetëm në rrethet e emigrantëve shqiptarë por edhe amerikanë. Po sikur të hapte edhe një klinikë tjetër? Këtë herë emri i saj u bë i njohur në një zonë tjetër të Filadelfias, në Fishtown dhe Port Richmond. Në vitet e para pacientët ishin më shumë shqiptarë dhe vetëm 30 % amerikanë. Doktoreshë Silvana lajmëroi se shërbimi për pensionistët shqiptarë do të ishte falas. Shoqata “Bijtë e Shqipes” duke e përgëzuar për këtë nismë e vuri këtë lajm edhe në Facebook-un shoqatës.

Puna sa vinte e shtohej. Në fillim ishte vetëm një ndihmëse. Pastaj punësoi edhe një doktor tjetër. Tani ka të punësuar 28-30 punonjës, 12 prej të cilëve janë shqiptarë. Sot qendra e saj mjekësore: “SILVANA CUMANI DMD AND ASSOC, PC” , ka një emër të nderuar, tanimë jo vetëm midis shqiptarëve por më së miri edhe midis amerikanëve. Dhe raporti i klientëve ka ndryshuar: tani shqiptarët zënë vetëm 30 % të tyre.

Këto të dhëna i marrim nga bashkëshorti i doktoreshë Silvanës, Altini që ka marrë përsipër detyrën e menaxherit në këtë biznes. Duke shpjeguar shkakun e ndryshimit të këtij raporti ai thotë se kjo vjen jo vetëm se janë shtuar klinikat me dentistë shqiptarë por edhe se veprimtaria e klinikës “Cumani” është zgjeruar.

“Tani, përveç shërbimit për të rritur kemi edhe shërbimin pediatrik, ortodontist dhe periodontist. Klinika është pajisur me aparatura të kohës për kontrollin panoramik tridimesinal. Çdo gjë është e dixhitalizar dhe kompjuterizuar,” – thotë ai.

“Kënaqësia e parë për mua dhe Silvanën është kur punësojmë të tjerët. Tjetër është realizimi i një detyrimi moral, dhënia e parave për institucione të ndryshme. Këtë e kemi mësuar nga amerikanët më shumë. Është gjë e bukur. I japim rregullisht çdo vit, kishës shqiptare këtu në Filadelfia, Universitetit të Pensilvanisë, shkollës së fëmijëve tanë.”

“Shpirtin e biznesit e ka marrë nga i ati, Çumani. Ishte ai që e nxiti dhe e mbështeti t’i futej kësaj rruge. Ndërsa etikën e punës dhe shpirtin e sakrificës e ka marrë nga Miranda, mamaja e saj,” – pwrfundon ai.
Shënim. Më 5 Mars 2011 Këshilli Drejtues i Shoqatës “Bitë e Shqipes: e vlerëson atë me “Certifikatë Mirënjohje” kurse më 8 Mars 2017 me “Nderi i Komunitetit”.

Burimi: illyriapress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0