Siguria Ushqimore, aktorët në treg kërkojnë të shtohen kontrollet në të gjithë zinxhirin e prodhim-tregti - Business Magazine Albania

Siguria Ushqimore, aktorët në treg kërkojnë të shtohen kontrollet në të gjithë zinxhirin e prodhim-tregti

Siguria Ushqimore

Kontaminimi nga ushqimet është në nivele shumë më të larta se ato që mendojmë. Vlerësimet ndërkombëtare tregojnë se një në 50 veta është i kontaminuar nga ushqimi. Në kuadër të panairit “Klik Ekspo Klik” që po mbahet këto ditë në Tiranë, AGA Academy zhvilloi një forum për sigurinë ushqimore, ku u diskutua mes  prodhuesish, tregtarësh, shoqata konsumatorësh, universitete dhe përfaqësues të higjienës sanitare.

Pjesëmarrësit theksuan nevojën e rritjes së përgjegjësisë edhe ligjore të teknologëve nëpër sipëmarrje, rritjen e edukimit në masë të popullsisë për standardet ushqimore, si dhe një kontroll dhe koordinim më të mirë të të gjithë zinxhirit: lëndë e parë, përpunim, prodhim, transport, ruajtje dhe tregti. Përpunuesit ngritën shqetësimin se standardet e sigurisë duhet të ruhen në të gjitha hallkat, përfshirë ruajtjen në pikat e shitjes (markete-supermarkete).

Linda Dervishaj, administratore e AGA Academy, e cila moderoi panelet e forumit, ngriti shqetësimin e pasigurisë së konsumatorit, por njëkohësisht edhe sistemit të dobët të kontrolleve. Z.Alban Zusi, sipërmarrës në fushën e përpunimit ushqimor kërkoi që drejtuesit teknikë të kenë më shumë përgjegjësi lidhur me sigurinë e ushqimit. Ndërsa Znj. Antonela Hako, kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas tha se kompania e saj dhe shumë kompani të tjera po punojnë me standardet europiane të sigurisë, por kjo kërkohet të aplikohet edhe nga sipërmarrje të tjera. Problemet e konkurrencën u theksuan edhe nga përfaqësuesja e kompanisë Lufra, Antoneta Ndreka dhe Valbona Begolli drejtuese e AlbGroup. Të vetëdijshëm se kompanitë e mëdha duhet ta udhëheqin ndryshimin pozitiv drejt rritjes së standardeve, ato kërkojnë mekanizma për ta zhvilluar sa më lehtë këtë proces.

Krahas rritjes së kontrolleve higjieno-sanitare në të gjitha sipëmarrjet dhe aktorët e përfshirë në sektorin ushqimor, ato ranë dakord së bashku me drejtues të universiteteve se duhet të zgjerohet edukimi i konsumatorit. Dekani i Fakultetit të Mjeksisë Ilir Alimehmeti pranoi se Fakulteti i Mjekësisë është në nivelet e një kimie të thelluar, pa vëmendje në fushën e nutricionit. Ndërkohë, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka disa kurrikula në sektorin e ushqimit, përfshirë nutricionin, por sipas tij kërkohen më shumë programe.

Lexo: Ndryshimet klimatike po ndikojnë edhe për supermarketin

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0