Siguria kibernetike, tendera dhe thirrje për ekspertë - Business Magazine Albania

Siguria kibernetike, tendera dhe thirrje për ekspertë

Siguria kibernetike është sot tema më e ndjeshme për Shqipërinë pas sulmit që iu bë faqeve zyrtare të administrates publike pak muaj më pare.

Forcat e Armatosura po punojnë për të ngritur një strukturë për Mbrojtjen Kibernetike dhe ftojnë më të mirët të bëhen pjesë e saj.

Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike ofron 7 vende për specialist. Ata I pret një trajtim financiar shumë i mire, ku krahas pagës konkurruese, ka bonuse deri në 1 milionë.

Fituesit e kësaj gare kanë mundësi të kualifikohen në qendra të rëndësishme si ai i ekselencës së NATO-s apo në programet e Masterit për Siguri Kibernetike në Akademinë e Forcave të Armatosura. etj.

Aplikimet mbyllen më 18 tetor 2022!

Ndërkohë instituticionet e administratës po nxitojnë të investojnë në sigurinë e informacionit. Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave ka shpallur tenderin për “Shërbim Auditimi, Sigurie Kibernetike dhe Testime Penetrimi”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0