“SIGAL nuk shet sigurime, blen rreziqe”! Rrëfimi i Avni Ponarit, si ndërtoi një industri nga hiçi - Business Magazine Albania

“SIGAL nuk shet sigurime, blen rreziqe”! Rrëfimi i Avni Ponarit, si ndërtoi një industri nga hiçi

Nga Fatima Gorezi – Në vitin 1999, Avni Ponari themeloi SIGAL-in me një vizion të qartë: të krijonte një treg të vërtetë sigurimesh aty ku nuk ekzistonte as mentaliteti, as eksperienca dhe as infrastruktura. Sot, pas më shumë se dy dekadash, ai qëndron ende në timon, me të njëjtin pasion dhe përkushtim, duke drejtuar një kompani lider në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve. Në këtë intervistë rrëfimi është sa personal aq edhe profesional: nga mësimet që i ka dhënë deti, te filozofia e lidershipit dhe trashëgimia që dëshiron të lërë pas, një sistem të qëndrueshëm, të besueshëm dhe modern sigurimesh në Shqipëri dhe më gjerë.

Ponari, kthehemi pak në retrospektivë. Në vitin 1999, kur e nisët SIGAL-in, Shqipëria kishte një treg të ri sigurimesh, pa traditë. Çfarë ju motivoi të hynit pikërisht në këtë fushë, në një kohë kaq sfiduese, por edhe të pasigurt për ekonominë shqiptare?

Shqipëria sapo kishte dalë nga një dekadë trazirash dhe pasigurie kur themelova SIGAL-in në vitin 1999. Në atë kohë vija nga një eksperiencë në sigurime, me një shkollë specifike, që ishte e vetmja që kishte diçka nga sigurimet dhe u bëra krijuesi i Departamentit të Sigurimeve Detare (në Marinë) në kompaninë e parë të sigurimeve. Kush njeh sigurimin e marinës, njeh të gjithë industrinë. Një anije është si një “copë shteti që lëviz”, me kapitenin, ekonomistin, inxhinierin elektrik, mekanikun, me përgjegjësitë për jetën dhe misionin e vetë. Sigurimi i anijes i përmbledh të gjitha llojet e sigurimeve, madje dhe risigurimet. 

Boshllëku në tregun shqiptar ishte i madh: pa mentalitet sigurimi, pa profesionistë, pa produkte sigurimi dhe në vitet e diktaturës pa kompani sigurimi. Ne ishim me fat: nga viti 1992 deri më 1997 patëm ndjekur kurset më të rëndësishme në kompanitë më të mëdha në botë, si Lloyds, Munich Re, Swiss Re, si edhe kompani amerikane, të ftuar nga Departamenti i Shtetit dhe kompani të sigurimeve. 

Për mua, sigurimet nuk janë vetëm produkte financiare, por mjete që rikthejnë besimin dhe stabilitetin në jetën e njerëzve. Ato krijojnë njeriun e lirë dhe të pavarur ekonomikisht. Kështu, përveç sfidës, ishte edhe një mision: të ndërtoja një institucion serioz dhe afatgjatë në një treg të paorganizuar. 

Cili është sekreti i qëndrueshmërisë suaj si lider për më shumë se dy dekada? Si e ruani ekuilibrin mes udhëheqjes strategjike dhe zhvillimit personal? 

Qëndrueshmëria lind nga vizioni i qartë, përulësia për të mësuar vazhdimisht dhe ndërtimi i ekipeve të forta. Ndërtimi i ekipeve dhe i profesionistëve është misioni im personal dhe ky ka qenë çelësi i suksesit. 

Profesioni im i parë më ka mësuar të lundroj në det të hapur me destinacion të qartë. Me vizion të qartë dhe destinacion të mirëpërcaktuar është më e lehtë. Deti ta mëson më mirë se asgjë dhe askush tjetër këtë. Dallgët, stuhitë, yjet dhe hëna mbi kokë si orientues, natyrisht që të mbajnë të ingranuar së bashku me ekuipazhin derisa të mbërrish në pikën e caktuar të cilën e ke hedhur në hartë më parë, ku edhe kohën e arritjes e ke të përcaktuar. Kush ka vizion dhe qëllim suksesi është i mundur. Për të mbërritur në destinacion nevojitet staf i përgatitur, organizim i përkryer dhe përkushtim. 

Lideri i mirë, kam besuar gjithmonë se është shërbëtor i misionit të tij. Strategjia pa njërëz mbetet një letër bosh. Prandaj kam investuar në kulturën e kompanisë, te vlerat dhe zhvillimi profesional. Zhvillimi profesional, po edhe ai personal, lidhet me leximin, reflektimin dhe përballjen me sfidat. Njeriu rritet vetëm kur nuk mjaftohet me suksesin e djeshëm. 

SIGAL ka njohur vazhdimisht arritje si kompania më e suksesshme e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon. Çfarë qëndron realisht pas këtij suksesi? Produkti, njërëzit apo mënyra si ju ndërtoni marrëdhënie me klientët? 

Të trija janë thelbësore, por fjalën kyçe do ta quaja “besimin”. Mbajtja e fjalës është baza e gjithçkaje. Ne blejmë rrezikun nga klienti, klienti paguan një prim të vogël, por siguruesi mund të përballet me një dëm shumëmilionësh. Si kompani kemi patur raste kur kemi paguar mbi 3 milionë euro dëme për një prim prej vetëm 40 euro. Për 3,000 euro prim kemi paguar edhe një dëm mbi 4 milionë euro. Njerëzit nuk e dinë këtë, nuk e njohin “magjinë” e sigurimeve, sepse vetëm shumë pak njerëz në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut janë të siguruar.

Fakti që shqiptarët paguajnë rreth 50 euro për frymë në vit, ndërsa në Slloveni 1,500 euro, dhe në vendet e Bashkimit Europian mbi 3,000 euro për frymë në vit, na tregon se ku ndodhemi dhe, natyrisht, edhe ku shkojmë.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0