Si u bë Kanadaja një superfuqi në arsim?

Si u bë Kanadaja një superfuqi në arsim?


Por shumë pak e dinë se Kanadaja është ngjitur në nivelet më të larta të renditjes ndërkombëtare.

Në testin më të fundit të PISA , Kanadaja renditet ndër 10 vendet e para në lëndën e Matematikës, Shkencës dhe Leximit.

Testet e organizuara nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) janë një tregues i rëndësishëm i performancës arsimore dhe tregojnë se adoleshentët kanadezë janë ndër më të mirë arsimuarit në botë.

Ata janë shumë më përpara se fqinjët e tyre gjeografikë siç janë Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane me të cilat Kanadaja ka një lidhje të fortë kulturore, si Britania e Madhe dhe Franca.

Në nivel universitar, Kanadaja ka përqindjen më të lartë në botë të të rriturve në moshë pune të cilët kanë perfunduar arsimin e lartë – 55% krahasuar me një mesatare në vendet e tjera të OECD që është 35%.

Studentët emigrantë

Suksesi i Kanadasë në testet e organizuara nëpër shkolla është gjithashtu i pazakontë, krahasuar me tendencat e tjera ndërkombëtare.

Performuesit më të mirë shpesh janë shoqëritë e qëndrueshme (larg konflikteve) dhe vendi që aktualisht pozicionohet më lartë, Singapori, është parë si një model i përparimit sistematik, me çdo pjesë të sistemit arsimor të integruar në një strategji kombëtare gjithëpërfshirëse.

Kanadaja nuk ka realisht një sistem kombëtar arsimor (të unifikuar në gjithë vendin), sepse kjo ndryshon nga krahinat autonome dhe ekziston një kontrast mjaft i madh, mes një qytet-shteti si Singapori dhe një vendi që renditet i dyti për nga madhësia në botë.

OECD, në përpjekje për të kuptuar suksesin e Kanadasë në arsim, e përshkruan rolin e qevërisë federale si “të limituar dhe ndonjëherë jo ekzistent”.

Gjithashtu, fakti se mes masës së arsimuar në Kanada ka edhe shumë emigrantë, nuk është shumë i njohur.

Më shumë se një e treta e fëmijëve në Kanada, vijnë nga familje ku të dy prindërit vijnë nga një vend i huaj.

Fëmijët e emigrantëve, duket se po integrohen me të njëjtën shpejtësi, për të qënë në të njëjtin nivel me shokët e tyre të klasës.

Kur hedhim vështrimin më afër, në nivel rajonal dhe jo kombëtar, rezultatet e Kanadasë janë edhe më impresionuese.

Nëse provincat (rajonet) kanadaze do të hynin në studimin e PISA (Pizës) si vende të ndara, 3 prej tyre, Alberta, British Columbia (Kolumbia Britanike) dhe Quebec (Kebeku) do të ishin në Top 5 vendet e para për lëndën e “Shkencës” në botë, përkrah Singaporit dhe Japonisë, duke lënë kështu pas Finlandën dhe Hong Kongun.

Por, si është e mundur që Kanadaja ka lënë pas shumë vende përsa i përket fushës së arsimit ?

Andreas Schleicher, drejtori i arsimit pranë OECD, thotë se pavarësisht nga politikat e ndryshme në krahinat autonome, në Kanada ekziston një angazhim i përbashkët i të gjithëve, për një shans të barabartë në shkollë.

Schleicher, thotë se në shkollat e Kanadasë mbizotëron sensi i drejtësisë dhe qasjes së barabartë – dhe ky ndikim vërehet më së shumti në performancën e lartë akademike që kanë fëmijët emigrantë.

Testet e Pizës tregojnë se fëmijët e emigrantëve të sapoardhur kanë rezultate aq të larta sa pjesa tjetër e shokëve të tyre të klasës.

Kjo e bën Kanadanë, një nga vendet e pakta ku fëmijët emigrantë arrijnë në një nivel të ngjashëm me homologët e tyre vendas.

Një veçori tjetër dalluese është se mësuesit e Kanadasë paguhen më mirë se standardi ndërkombëtar dhe hyrja në mësimdhënie është shumë selektive.

Në këtë 150 vjetor të shtetit të tyre, kanadezët tashmë mund të festojnë edhe sepse janë superfuqi në arsim.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0