Si të zotëroni paratë tuaja dhe të jetoni të qetë në pension? - Business Magazine Albania

Si të zotëroni paratë tuaja dhe të jetoni të qetë në pension?

Planifikimi financiar për pensionin është kthyer në një sfidë për shumicën e amerikanëve, por mësimet e fundit të publikuara nga Forbes ofrojnë këshilla të drejtpërdrejta për ata që duan të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt ekonomikisht. Ekspertët financiarë theksojnë disa aspekte kyçe që shpesh anashkalohen në edukimin formal, por që janë vendimtare për stabilitetin personal dhe familjar.

  1. Si të siguroni të ardhura pa taksa gjatë pensionit

Ekzistojnë gjashtë strategji të planifikimit tatimor që ndihmojnë individët të përfitojnë të ardhura të lira nga tatimi pas tërheqjes nga puna.    Këshillohet përdorimi i llogarive Roth IRA, menaxhimi i kohës së tërheqjes së fondeve nga llogaritë e kursimeve, si dhe përdorimi strategjik i përfitimeve nga sigurimet shëndetësore dhe sociale.

Lexo gjithashtu: 5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

  1. Formula që të çon drejt lirisë financiare

Më shumë se gjysma e punonjësve amerikanë ndihen të vonuar në kursimet për pension. Bernadette Joy, autore e librit “Crush Your Money Goals”, shpjegon një formulë të thjeshtë që ndihmon çdo individ të llogarisë shumën që duhet të investojë për të arritur pavarësinë financiare. Ajo sugjeron që çdo plan i qëndrueshëm duhet të nisë me një objektiv konkret dhe I matshëm.

  1. Pensionistë me borxhe, çfarë duhet ditur?

Të kesh borxhe në pension nuk është më tabu. Bob Carlson, një tjetër kontributor i Forbes, analizon një ndryshim të qasjes tradicionale, mbajtja e një niveli të arsyeshëm borxhi mund të jetë strategji e vlefshme, për sa kohë menaxhohet me kujdes dhe pa rrezikuar likuiditetin personal.

  1. Kur pensioni i prindërve jeni ju

Shumë të rinj përballen me presionin financiar të mbështetjes së prindërve në pleqëri. Bernadette Joy ofron tri hapa për t’u përgatitur në mënyrë realiste dhe për të shmangur mbingarkesën financiare që mund të ndikojë në të ardhmen e tyre.

  1. Si mund të përdorni siguracionin e jetës për të rritur të ardhurat në pleqëri

David Rae këshillon që siguracioni i jetës mund të përdoret si pjesë mbështetëse e të ardhurave në pension, por jo si burimi i vetëm. Ai paralajmëron për skemat e dyshimta që u premtojnë përfitime të mëdha tatimore personave me të ardhura të ulëta.

  1. Dokumenti më i rëndësishëm përpara pensionit nuk lidhet me paratë

Sipas Bob Carlson, dokumentet mjekësore janë themelore në çdo plan pasuror. Ai thekson rëndësinë e përgatitjes së direktivave për kujdesin shëndetësor dhe autorizimeve ligjore, të cilat mund të jenë vendimtare në raste emergjente, pavarësisht moshës.

  1. Diversifikimi i portofolit është çelësi i sigurisë në pleqëri

Natalie Colley nënvizon se shumë pensionistë kufizojnë shpenzimet e tyre për të mos prekur investimet, duke jetuar nën mundësitë reale. Ajo sugjeron një qasje të balancuar, ku investimet janë të shpërndara në mënyrë të zgjuar, duke mundësuar të ardhura të qëndrueshme pa frikën e shterrimit të fondeve.

  1. Si të kurseni më shumë me një buxhet të thjeshtë dhe të zbatueshëm?

Eksperti True Tamplin paraqet disa hapa praktikë për ata që duan të ndërtojnë një buxhet efektiv. Ai thekson rëndësinë e ndjekjes së shpenzimeve, shmangies së blerjeve të panevojshme dhe vendosjes së objektivave të qarta për kursime dhe investime.

Lexo gjithashtu: Finfluencers: Këshillat financiare në rrjetet sociale

  1. Nëse je vonuar me investimet, ja si ta rregullosh situatën

Duke përdorur një metodë me pesë hapa të bazuar në akronimin “CRUSH”, Bernadette Joy ofron një mënyrë të strukturuar për të rishikuar strategjinë investuese dhe për të kapërcyer vonesat në ndërtimin e pasurisë.

  1. Tre gabimet më të zakonshme që u kushtojnë mijëra investitorëve

Gabimet më të zakonshme përfshijnë panikun gjatë luhatjeve të tregut, mungesën e diversifikimit dhe ndjekjen e këshillave jo të verifikuara. Joy thekson se shmangia e këtyre gabimeve është vendimtare për të mos humbur kapitalin në mënyrë të panevojshme.

  1. Pesë mësime financiare që nuk jepen në shkollë

True Tamplin rendit pesë koncepte themelore që çdo individ duhet të dijë, fuqia e interesit të përbërë, roli i buxhetimit, rreziku i borxhit të konsumit, rëndësia e sigurimeve dhe ndikimi afatgjatë i vendimeve të sotme financiare.

Në një epokë ku edukimi financiar është më i nevojshëm se kurrë, këto këshilla të ekspertëve ofrojnë një udhërrëfyes praktik për t’u përballur me të ardhmen me siguri dhe vetëbesim.

Forbes

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0