Si të verifikoni nëse ju është falur gjoba e makinës? - Business Magazine Albania

Si të verifikoni nëse ju është falur gjoba e makinës?


Drejtuesit e mjeteve mund të verifikojnë nëse kanë gjoba të prapambetura nga policia rrugore ose Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në portalin “e-Albania”.

Ky shërbim elektronik u jep mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të kontrollojnë nëse kanë kundërvajtje rrugore të papaguara. Online verifikohen edhe gjobat e prapambetura dhe shkeljet për pronarët e 140 mijë mjeteve që do të përfitojnë nga falja. Pronarët e këtyre mjeteve duhet të paraqiten në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor për të aplikuar për nxjerrjen e mjetit nga qarkullimi.

Hapat e procedurës
Pronari i makinës që kërkon të verifikojë nëse ka ose jo detyrime duhet të regjistrohet në portal si qytetar ose si biznes. Më pas, përdoruesi zgjedh automjetin që ka në pronësi dhe nëse ka gjoba të papaguara për kundërvajtje rrugore, të cilat janë pasqyruar në sistemin e Policisë së Shtetit, ato do të shfaqen në ekran. Më pas mund t’i shikoni të dhënat për kundërvajtje rrugore, t’i printoni ose t’i ruani në formatin PDF. Në rast se keni detyrime dhe dëshironi të kryeni pagesën e kundërvajtjes rrugore, shtypni butonin “Paguaj” dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën. Shërbimi merret menjëherë.

Gjobat e DPSHTRR
Gjobat për mungesën e pagesave të taksave vjetore të mjeteve mund të verifikon në online. Verifikimi i gjobave të kontrollit në rrugë nga DPSHTRR është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të shohin online gjobat e kontrollit dhe t’i paguajnë ato online. Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin ‘e-Albania’).

Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin online: Regjistrohuni si qytetar/biznes në portal, zgjidhni shërbimin “Gjobat e kontrollit në rrugë nga DPSHTRR”, klikoni butonin “Përdor”, zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni online gjobat e kontrollit në rrugë dhe klikoni butonin “Zgjidh” përkrah tij. Nëse dëshironi të kryeni pagesën e gjobave të papaguara, shtypni butonin “Paguaj” dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën. Në faqen ‘e-Albania’ është edhe shërbimi “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti”, një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të aplikojnë online për çregjistrim të përhershëm të mjetit si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse për aplikimin.

Çregjistrimi i mjeteve rrugore kryhet në zbatim të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, VKM Nr. 153, datë 07.04.2000 “Për Miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr.01, datë 18.01.2012 “Mbi Dokumentacionin e Qarkullimit dhe Regjistrimit të Mjeteve Rrugore me Motor dhe Rimorkiove të Tyre”, i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që ju nevojiten për të marrë shërbimin online: Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin ‘e-Albania’). Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale: Dokumenti i identifikimit ose ekstrakti i QKB-së për bizneset, leja e qarkullimit të mjetit, targat e mjetit, çertifikatë pronësie dhe vërtetim RBS (Regjistri i Barrës Siguruese).

Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin: Regjistrohuni si qytetar në portal, zgjidhni shërbimin “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti”, klikoni butonin “Përdor”, aplikoni për çregjistrimin e përhershëm të mjetit, kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online dhe paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve. Kostoja e shërbimit është vetëm 600 lekë.

Burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0