Si të shmangni shtrëngimin e duarve?

Si të shmangni shtrëngimin e duarve?


Shtrëngimi i duarve duhet shmangur, sidomos pas shpërthimit të virusit Corona. Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, do t’a gjeni veten duke takuar njerëz të rinj ose duke u ribashkuar me kolegë pune ose klientë që nuk i keni parë për një kohë të gjatë. Si mund ta menaxhoni këtë situatë potencialisht të vështirë? Këtu janë disa gjëra për t’u mbajtur në mend.

Pranoni që do të jetë e sikletshme

Ndërsa përshëndetjet janë zakonisht gjeste të vogla, ato mund të mbajnë shumë peshë. “Kur dikush ju zgjat dorën dhe ju vendosni ta refuzoni atë, po shkelni normat sociale”, thotë Andy Molinsky, profesor në Brandeis dhe autor i Global Dexterity: Si të përshtatni sjelljen tuaj në të gjitha kulturat pa humbur veten në proces. “Kundërvajtjet e normave profesionale si këto mund të jenë të bezdisshme sepse veprimet e tua prishin rutinën dhe skenarin e mënyrës sesi supozohet të shprehësh një përshëndetje të ngrohtë,” thotë ai.

Gjithashtu, është një “mikro-refuzim”, i cili mund të jetë i pakëndshëm dhe i rrezikshëm. Ju mund të shqetësoheni se po krijoni një përshtypje të keqe ose po dërgoni një mesazh jo-miqësor. Kjo mund të jetë edhe më sfiduese në kulturat ku njerëzit  me status më të lartë presin të përshëndeten në mënyrën që dëshirojnë. Është e vështirë që të kuptosh se cila është mënyra më e përshtatshme për t’u ndjerë rehat të dyja palët. Një prekje bërryli, këmbe apo thjesht një përshëndetje?

Vendosni para kohe se çfarë ju bën të ndiheni rehat

Para se të shkoni në një takim ose të përshëndetni dikë të ri, mendoni se çfarë dëshironi të bëni. Të keni një plan do t’ju japë besim dhe potencialisht do ta bëni situatën më pak të vështirë. “Në konferencën e javës së kaluar, u mësova ta mbaja dorën në xhep dhe duke thënë, me një buzëqeshje në fytyrën time: ‘Unë mendoj se nuk do të duam të shtrëngojmë duart tani’. Ky formulim më ndihmoi të zbusja refuzimin e dhënies së dorës dhe mundësoi një njohje të përbashkët të situatës aktuale. Pasi e kisha bërë një herë, u ndjeva më rehat duke e përsëritur këtë gjest gjatë gjithë ditës”, shkruan Amy Gallo, për HBR.

Maggie Stieg, një përfaqësuese e Ariel Group, një organizatë që ofron trajnime për udhëheqjen dhe prezencën, ndau një mësim që kishte mësuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Programi përfshinte një ushtrim për shtrëngimin e duarve. “Ne hulumtuam mënyrat sesi gratë arabe ua tregojnë të tjerëve se nuk shtrëngojnë duart. Një nga metodat që funksionoi më mirë ishte thjesht vendosja e dorës së djathtë në gjoks (si në pozicionin e premtimit të besnikërisë ndaj flamurit). Asnjë fjalë nuk dukej më nevojshme me atë sjellje”, shpjegoi ajo.

Molinsky tha se ai po vëzhgonte njerëzit duke tundur dorën në formë përshëndetjeje, në një distancë pak më të largët dhe më pas fusnin dorën në xhep. Ai e provoi disa herë vetë dhe thotë se është një mënyrë për të “sinjalizuar joverbalisht se ne do të heqim dorë nga rituali normal”.

Bëni humor për të pakësuar shqetësimin

Meqenëse ju jeni duke shkelur një normë, mund të jetë e dobishme t’i jepni pak ngjyra situatës. “Në udhëtimin me aeroplan në shtëpi nga konferenca ime, personi që ishte ulur pranë meje dhe unë, nxorrëm njëkohësisht dezinfektuesit duke prekur rastësisht bërrylat. Ai tha: ‘Kjo është ajo që ne do bëjmë tani’, situatë, e cila ishte e mjaftueshme për të na bërë të dyve të qeshnim  dhe të ndihheshim sikur jemi bashkë në këtë që po ndodh.

Sigurisht, humori nuk duhet të bëhet kurrë në kurriz të ndokujt ose të ndonjë grupi, por për sa kohë që është me qëllim të mirë dhe synon komunimin, është një mënyrë e bukur të pranosh që të gjithë ne po sillemi ndryshe këto ditë”, shkruan Amy Gallo.

Shmangni gjykimin

Nisur nga rrethanat aktuale, me siguri nuk do të keni nevojë të kërkoni falje për mosgatishmërinë tuaj për të shtrënguar duart edhe pse mund  të doni. Një nga arsyet që kjo është potencialisht e vështirë, është se refuzimi për të shtrënguar dorën e dikujt mund të shkaktojë gjykime: “Unë jam duke bërë punën më të mirë duke u kujdesur për veten time” apo “A jeni me të vërtetë germofob (të fiksuar pas pastërtisë)?” “Në vend që të shqetësoheni se si sjellja juaj duket tek të tjerët, pranoni që të gjithë jemi në një rrezik dhe pasiguri të vazhdueshme”, thotë Molinsky.

Disa njerëz ndjehen më të qetë me një shtrëngim duarsh dhe të tjerë preferojnë një prekje bërryli, ndërsa disa të tjerë dëshirojnë të shmangin kontaktin fizik. Ka arsye të mundshme që nuk i dini – ose duhet t’i dini – që lidhen me zgjedhjet e tyre, si një problem shëndetësor ose një sfond kulturor. Molinsky thotë t’ia kujtojmë vetes në këto momente se “nuk ka vend për gjykim; ne jemi thjesht në skaje të ndryshme të një spektri”.

Rezervimi i gjykimit dhe mos-shqetësimi për atë që të tjerët mendojnë për ju është këshillë e mirë në çdo kohë dhe veçanërisht e rëndësishme tani kur stresi dhe ankthi janë rritur. Bëni atë që ndiheni rehat dhe supozoni se të tjerët do ta kuptojnë. Në fund të fundit, ne jemi të gjithë bashkë në këtë situatë.  

Harvard Business Review

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0