Aftësitë teknike të avancuara janë gjithnjë e më të kërkuara në tregun e sotëm të punës. Megjithatë, po aq të rëndësishme janë dhe aftësitë unike njerëzore për të punuar me dhe përmes të tjerëve për të arritur qëllime të rëndësishme. Këtu hyn pikërisht inteligjenca emocionale (IE), një grup aftësish që na ndihmojnë të njohim, kuptojmë dhe menaxhojmë emocionet tona, si dhe të njohim, kuptojmë dhe ndikojmë emocionet e të tjerëve. Margaret Andrews, instruktore e Inteligjencës Emocionale në Lidership, për mënyrat se si njerëzit mund të zhvillojnë IE për marrëdhënie më të mira ndërpersonale, ish-dekane e asociuar në Divizionin e Edukimit të Vazhdueshëm në Universitetin e Harvardit dhe drejtoreshë ekzekutive në Shkollën e Menaxhimit MIT Sloan tregon disa mënyra si mund të përmirësoni inteligjencën emocionale.
Inteligjenca emocionale (IE) përbëhet nga një grup aftësish dhe sjelljesh që mund të mësohen, zhvillohen dhe përmirësohen. Katër komponentët kryesorë të IE janë:
1-Ndërgjegjësimi për veten
Ndërgjegjësimi për veten është aftësia për të identifikuar dhe kuptuar emocionet tuaja dhe ndikimin që ato kanë te të tjerët. Ky është themeli i inteligjencës emocionale dhe komponentët e tjerë varen nga niveli i këtij ndërgjegjësimi që keni. “Gjithçka fillon me ndërgjegjësimin për veten,” thotë Margaret Andrews, “nëse je i ndërgjegjshëm për emocionet e tua dhe sjelljet që ato shkaktojnë, mund të fillosh t’i menaxhosh këto emocione dhe sjellje.” Njerëzit që janë të vetëdijshëm për emocionet e tyre kanë më shumë besim, kreativitet dhe ndërtojnë marrëdhënie më të forta dhe me ndikim te të tjerët — aftësi kyçe që ndihmojnë njerëzit gjatë gjithë karrierës së tyre dhe kudo që ndodhen në struktura organizative.
2-Rregullimi i vetes
Ndërgjegjësimi për veten nxit më tej punën për rregullimin e vetes, që është aftësia për të menaxhuar emocionet dhe sjelljet tuaja. “Njerëzit me aftësi të forta të rregullimit të vetes mund të ndalojnë dhe të marrin frymë thellë në situata të tensionuara dhe stresuese,” shpjegon Andrews, “gjë që i ndihmon të qëndrojnë të qetë dhe të mendojnë para se të flasin ose të veprojnë.” Këta njerëz kanë një pikëpamje pozitive dhe munden të përshtatet në një sërë situatash dhe rrethanash.
3-Ndërgjegjësimi shoqëror
Ndërgjegjësimi shoqëror është aftësia jonë për të kuptuar emocionet e të tjerëve dhe një komponent kyç i kësaj është empatia. Jamil Zaki, profesor në Stanford dhe autor i “The War for Kindness”, përshkruan empatinë si të përbërë nga tre komponentë — identifikimi i asaj që ndjejnë të tjerët, ndarja e këtij emocioni dhe dëshira për të përmirësuar gjendjen e tyre. “Nuk ka të bëjë me atë se si do të ndiheshe ti në situatën e tyre, por më tepër, si ndihen ata realisht,” thotë Andrews.
4-Aftësitë shoqërore
Treguesit e individëve me Inteligjencë Emocionale të ulët:
- Shpesh ndihen të keqkuptuar
- Zemërohen lehtë
- Mbingarkohen nga emocionet
- Kanë vështirësi të jenë të vendosur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.