Si të pasurit bëhen të pasur? - Business Magazine Albania

Si të pasurit bëhen të pasur?


Epictetus ka thënë: “Mirëqenie nuk do të thotë të kesh pasuri të shumtë, por të kesh të ardhura të mjaftueshme.”

Dhe ai ka të drejtë… por kjo nuk i ndalon njerëzit të kenë dëshirën për të qenë të pasur. Edhe pse ne të gjithë mendojmë dhe kemi qëllime të ndryshme, ne të gjithë synojmë drejt mirëqenies, të paktën deri në një farë pike, sipas llogarive tona.

Pra si mund të bëhesh i pasur?

Një burim tregues është: “The 400 Individual Tax Returns Reporting the Largest Adjusted Gross Incomes“, një raport që botohet herë pas here nga IRS.

Statistikat e Ndarjes së të Ardhurave nga IRS kanë disa të dhëna interesante të fshehura në të gjitha listat dhe tabelat.

Për shembull, në vitin 2014 duhen 126 milionë dollarë për të kryesuar në 400-en e më të pasurve. Një shifër kjo më e lartë nga viti 2013 ku duheshin 100 milionë dollarë dhe shumë herë më e lartë se viti 2009 me 77.4 milionë dollarë.

Të ardhurat nga të cilat pasurohen pjesëtarët e 400-es janë:

• Pagat 4.47%

• Interesat: 4.24%

• Dividenti: 10.89%

• Ortakëria: 16.24%

• Fitimet e kapitalit: 65.16%

Më shumë se gjysma e të ardhurave vijnë nga shitja e kapitalit. Disa prej tyre janë të ardhura nga aksionet e investimeve ndërsa pjesa tjetër vjen nga shitjet dhe interesat.

Çfarë nënkupton kjo?

• Të punosh për të marrë rrogë nuk do t’ju bëjë të pasur.

• As të ardhurat nga investimet e vogla.

• As nga investimet për aksionet “blu”.

• Të gjenerosh një sasi të madhe të ardhurash financiare.

Të dhënat mbështesin qëllimin e këtij artikulli. Një total me mbi 4500 taksapagues ia kanë dalë të jenë pjesë e 400-ës në vitet 1992-2014, por vetëm 29% prej tyre shfaqen më shumë se dy herë dhe vetëm 3% më shumë se 10 herë.

Të bëhesh i pasur në terma monetare është rezultat i investimeve tek vetja dhe tek të tjerët, të ndërmarrësh risqe, të bësh shumë punë të vogla në mënyrën e duhur dhe më pas të bësh diçka të madhe shumë mirë.

Konkluzioni?

Në qoftë se do të bëhesh i pasur, fillo një biznes. SOT.

/Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0