Si të ndërtosh rrjetin tuaj mbështetës - Business Magazine Albania

Si të ndërtosh rrjetin tuaj mbështetës


Një sistem mbështetës mund të ofrojë mbështetje profesionale dhe emocionale për një sipërmarrës në kohën e duhur. Kështu, do të siguronte një diferencë kur është fjala për suksesin ose dështimin e tyre.

Këta gjashtë sipërmarrës ndajnë disa prej këshillave më të mira për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me kolegët, mentorët, miqtë dhe punonjësit, në të cilët çdo lider i biznesit mund të mbështetet.

Mos kini frikë të filloni të kërkoni.

Ashtu si me shumicën e gjërave në jetë dhe në biznes, fillimi mund të jetë pjesa më e vështirë e procesit. Por, sa më shpejt që të filloni, aq më shumë përfitime do të korrni, sipas Connor Gillivan, themelues i FreeUP.

“Hyni në LinkedIn dhe identifikoni një grup njerëzish kyç që të cilët dëshironi të bëhen mentorët tuaj. Kontaktoni me secilin prej tyre duke u shpjeguar se jeni duke kërkuar udhëzime dhe që keni dëshirë të pini një kafe me ta (nëse ai/ajo është afër vendbanimit tuaj). Ose të bëni një telefonatë të shkurtër për të mësuar rreth historisë së tyre”, këshillon Gillivan.

“Unë kështu kam vepruar dhe kam qenë në gjendje të ndërtoj një rrjet të mrekullueshëm mbështetësish, me të cilin ende mbaj lidhje për më se 10 vite”.

Kërkoni ndihmë.

“Të kërkosh ndihmë përbën një ndryshim të madh për sipërmarrësit që janë në hapat e parë”, thotë Rachel Beider, CEO e PRESS Modern Massage. Kjo është arsyeja pse rëndësia e të pasurit një rrjet të fortë mbështetës nuk duhet të nënvlerësohet.

Beider rrëfen se kur hapi lokalin e parë të biznesit të saj, kërkoi mentorë në fushën e saj dhe në fusha të tjera. “Kam krijuar një bord këshillues jozyrtar, i cili më ndihmoi të zgjidhja probleme. Të bëja plane në mënyrë strategjike dhe të kem synime më të qarta”, shton ajo.

Mbaje rrethin tënd të ngushtë.

Gjatë ndërtimit të sistemit tuaj të mbështetjes, Matthew Capala, themeluesi dhe drejtori i Alphametic, rekomandon ta mbani rrethin tuaj të ngushtë. Në fund të fundit, ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me disa njerëz që mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. “E gjitha që ju duhet është një grusht mentorësh, të cilët janë të zgjedhur me kujdes. Nganjëherë vetëm një kryen punë, në vend se të krijosh lidhje me shumë njerëz”, shpjegon Capala.

“Rrjetëzimi është i rëndësishëm. Por për këshilla kritike rreth çështjeve të biznesit, kur jepen shumë mendime, më shumë do të ngatërroheni sesa do të zgjidhni”.

Kërkoni njerëz moshatarë me ju.

Një aspekt tjetër kyç për të mbajtur në mend është që të rrethoheni me njerëz që e kuptojnë situatën dhe sfidat tuaja unike, sipas James Guldan, CEO i Vision Tech.

“Kur po ndërtoja kompaninë time në moshën 19 vjeçare, e urreja që të gjithë njerëzit në grupet e biznesit ku kam qenë anëtar bisedonin për fëmijët ose për gratë e tyre. Pothuajse të gjitha problemet e mia kanë qenë të lidhur me jetën. Nëse keni njerëz që janë në të njëjtën fazë të jetës me ju atëherë do të jeni me fat”.

Gjeni një partner biznesi ku mund të mbështeteni.

Për shumë sipërmarrës, mënyra më e mirë për të filluar ndërtimin e një rrjeti mbështetës është gjetja e një partneri me të cilin do të ndani uljet dhe ngritjet e biznesit.

“Vendimi më i mirë që mora kur fillova biznesin tim ishte bindja e një bashkëthemeluesi për t’u bashkuar me mua”, thotë Han-Gwon Lung, CEO dhe bashkë-themelues i Ink Tailored.

Lung i mësoi partnerit të tij çdo gjë që dinte në atë kohë dhe ky fakt i solli shumë përfitime në të ardhmen.

“Ndoshta më e rëndësishmja është që ne i përballonim kohët e vështira së bashku. Gjë që i bën problemet më të lehta për t’i tejkaluar”, thekson ai. “Të dashurat tona shpesh bëjnë shaka me ne duke thënë se jemi një çift i martuar, dhe nuk e kanë gabim”.

Merrni pjesë në konferenca dhe evente.

“Kur e fillova karrierën time si një sipërmarrës mora pjesë në disa konferenca që lidheshin me fushën time. Ishte një mënyrë fantastike për të takuar njerëz në një pozitë të ngjashme me mua si dhe shumë më përpara”, shpjegon Justin Faerman, bashkë-themelues dhe kryeredaktor i revistës Jetesë e Ndërgjegjshme.

Gjëja kryesore për t’u mbajtur mend gjatë ndërtimit të rrjetit tuaj nuk është vetëm të kërkoni ndihmë, por edhe ta ofroni atë.

“Gjatë dhe pas konferencave, kam bërë biseda dhe telefonata me njerëzit që i takoja dhe i kam pyetur se si mund t’i mbështesja ata”, thotë ai. “Kjo çoi në shumë bashkëpunime të fuqishme përmes të cilave ndërtuam marrëdhënie të forta.”

/INC.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0