Si të mbrohemi nga vjedhja e të dhënave në whatsapp - Business Magazine Albania

Si të mbrohemi nga vjedhja e të dhënave në whatsapp

Kohët e fundit njësia për “Hetimin e Krimeve Kompjuterike” ka bërë të ditur disa problematika me rrjetin e komunikimit, konkretisht Whapsapp-in. Individë të panjohur kanë krijuar një skemë për përvetësimin e llogarive të Whatsapp-it të individëve të ndryshëm, duke u hequr atyre të drejtat e logimit në llogarinë e tyre apo duke hyrë në bisedat e tyre teksa përdorin aplikacionin, pa e kuptuar se po bëhen pre e një krimineli.

Aplikacioni Whatsapp përdor një procedurë të njohur për përdoruesit e saj, e cila konsiston në marrjen e një mesazhi telefonik gjashtë-shifror për të aktivizuar një llogari personale. Kodi gjashtë-shifror, i cili është unik për ​ç​do numër celulari, i kërkohet viktimës përmes një mesazhi në Whatsapp nga një numër tjetër dhe në momentin e ndërveprimit mes tyre, ku autori i krimit merr kodin e viktimës ai ka lehtësisht akses në të gjithë mesazhet, fotot, videot, dokumentat si dhe kodet e ndara nëpërmjet mesazheve në Whatsapp. Të gjitha mesazhet e dërguara pas përditësimit të fundit, qoftë edhe mesazhet e fshira, janë të aksesueshme nga krimineli.

Gjithashtu është përfolur për një skemë të dytë që përdorin autorët e krimeve kompjuterike, e cila konsiston në dërgimin e një videoje të pajisur me një kod të dëmshëm për llogarinë e personit që merr mesazhin. Në momentin e shkarkimit të videos Whatsapp-i infektohet duke i lejuar akses autorit të krimit në llogarinë personale të dikujt tjetër.

Ky problem po shfaqet në të gjitha platformat si Android, IOS dhe Windows duke prekur edhe versionin për biznese të Whatsapp-it. Të dhënat janë se ky sulm bëhet zinxhir duke prekur të gjithë kontaktet e viktimave të mëparshme.

Megjithatë, ekzistojnë katër mënyra për t’u mbrojtur nga sulme të tilla:

1. Përditësimi i aplikacionit
Në momentin që aplikacioni përditësohet bëhet më e vështirë për të hyrë në llogarinë personale të personit të targetuar. Sa më i vonë të jetë aplikacioni aq më shumë favorizon dhe mbron personin.

2. Two Step Verification
Kjo ve​çori ju d​ërgon një kod gjashtë-shifror sa herë që dikush tenton të hyjë në llogarinë tuaj duke e dyfishuar kështu mbrojtjen e llogarisë tuaj.

3. Two Step Verification me email
Mënyra e tretë është e lidhur me të dytën, në momentin që kryeni two step verification (verifikim me dy hapa), ju kërkohet një adresë emaili në të cilën vjen një mesazh sa herë që dikush tenton të hyjë në llogarinë tuaj.

4. Opsioni Auto-Download
Duke hequr opsionin Auto-Download (shkarkim automatik) ju pengoni shkarkimin e videove të cilat mund të infektojnë llogarinë tuaj. Në momentin e marrjes së një video dashakeqe, nëse ju nuk e shkarkoni video-n qoftë automatikisht apo manualisht, askush nuk do të mund të fitojë akses në llogarinë tuaj.

Aktualisht autorët e këtyre krimeve kompjuterike po hetohen dhe ndiqen penalisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, e cila u bën thirrje të gjithë personave të denoncojnë raste të tilla.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0