Cilat duhet të jenë qëndrimet e para kur takoni një klientë të mundshëm? Ky artikull nga Investopedia na njeh më mirë me disa këshilla. “Ju e dini se çfarë thonë ata”. Përshtypja e parë mund të jetë më e rëndësishmja, por veçanërisht kur takoheni me një klient të ardhshëm për herë të parë.
Njerëzit kanë tendencë të krijojnë mendimet e tyre për të tjerët, bazuar në të gjitha llojet e shenjave jo-verbale. Këtu janë disa këshilla të dobishme, që duhet t’ju ndihmojnë të filloni me këmbën e duhur. Ata gjithashtu mund të rrisin mundësinë tuaj për të nënshkruar marrëveshjen dhe për të formuar një marrëdhënie biznesi të suksesshme.
Lexo: 7 rregullat që duhet të zbatoni në një takim pune
Qëndroni të përgatitur dhe në kohë:
Klientë të ardhshëm vijnë tek ju sepse kanë nevojë për ndihmën tuaj. Ato shpesh ju referohen nga një mik ose përmes një bashkëpunëtori biznesi dhe kanë një nevojë të veçantë që besojnë se mund ta plotësoni. Pra, një nga mënyrat më të mira për të vërtetuar vlerën tuaj për një klient është të përgatiteni.
Ju gjithashtu duhet të bëni disa hulumtime në lidhje me njohjen e klientit përpara se të takoheni. Informohuni sa më shumë që të mundeni në lidhje me vendin ku kanë punuar, për sa kohë dhe çfarëdo çmimesh apo mirënjohjesh mund të kenë marrë. Jini të gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve që mund të kenë në lidhje me historinë tuaj dhe historinë e punës.
Organizoni zyrën dhe veten tuaj:
Një shenjë profesionalizmi është një zyrë e organizuar. Ndaj nëse keni për të takuar një klient të ardhshëm, sigurohuni që zyra juaj të jetë e pastër. Ju nuk dëshironi që klienti të futet në një zyrë jo të organizuar. Vendosni skedarët tuaj larg, pastroni desktopin tuaj dhe rregulloni dhomën në mënyrë që klienti të kuptoj që ju keni dhomën dhe kohën për të.
Gjatë takimit vendosni pajisjet tuaja celulare në heshtje ose dridhje, në mënyrë që të mos jeni të bombarduar vazhdimisht me mesazhe, që largojnë fokusin tuaj nga klienti ku jeni në dhomë. Klientët e ardhshëm dëshirojnë të ndiejnë se po u kushtoni vëmendjen tuaj të pandarë. Ju gjithashtu duhet të visheni profesionalisht.
Organizoni qëndrimet tuaja:
Një qëndrim pozitiv mund të bëjë ndryshimin. Buzëqeshni kur takoni për herë të parë klientin, për t’i njoftuar që jeni të lumtur t’i shihni. Shikojini në sy, jepni një shtrëngim duarsh të fortë dhe dëgjoni me vëmendje kur klienti po flet me ju. Ju gjithashtu dëshironi të paraqisni një person të relaksuar dhe të përqendruar. Njerëzit duan të mendojnë se jeni të hapur për të marrë përsipër sfida dhe mund të funksionojnë mirë nën presion.
Ju gjithashtu duhet ta njoftoni klientin e ardhshëm që ju pëlqen të punoni dhe të merrni kënaqësi për t’i ndihmuar njerëzit të realizojnë qëllimet e tyre financiare. Ju duhet të dëshironi sukses po aq sa ata. Planifikuesit financiarë dhe këshilltarët gjithashtu duhet të sigurohen që ata flasin në mënyrë të qartë që klientët mund ta kuptojnë lehtësisht. Nëse përdorni shumë zhargone mund të humbni klientin.
Lexo: Si t’i organizojmë më mirë punët në zyrë
Jini të qartë për tarifat:
Kjo pjesë e bisedës mund të bëhet e pakëndshme, por afrimi me atë në mënyrën e duhur mund t’iu ndihmojë. Klientët e ardhshëm janë në kërkim të përgjigjeve të sinqerta, jo mosmarrëveshjeve. Nëse punoni vetëm për një tarifë, nevojitet t’ua thoni.
Burimi: Investopedia
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.