Si të jeni më profesionistë në dërgimin e një e-maili?

Si të jeni më profesionistë në dërgimin e një e-maili?


Email-i është bërë një normë për komunikim profesional. Por, shumë prej nesh bëjnë gabime kur nisin një email dhe kjo gjë na bën të dukemi jo profesionistë, pavarësisht se kjo po ndodh pa qëllimin tonë.

Lexo: Dëshironi më shumë sukses? Dërgoni këto 6 email-e çdo javë

Shmangni këto gabime kur nisni një e-mail dhe në këtë mënyrë do të dukeni profesionistë:

  1. Kriticizmi
    Nëse zgjedh të bësh kriticizëm nëpёrmjet një emaili, sigurohu që të zbusësh kriticizmin konstruktiv me disa fjalë më të buta para dhe pas tij. Është jo profesionale t’i shpërthesh dikujt me negativitet në një email. Zbute emailin tënd dhe bëji gjërat në mënyrë profesionale.
  2. Dërgojini mesazhet në mënyrë private
    Me kaq shumë volume emailesh, mund të jetë e mërzitshme të marrësh emaile, të cilat kanë vetëm pak fjalë. Mesazhe të tilla duhet të dërgohen duke përdorur një sistem të dërgimit të mesazhit në çast ose thjesht duke dërguar një mesazh me tekst. Reduktimi i emaileve jo të rëndësishme është një mënyrë e mirë për të treguar aftësinë në vendin e punës.
  3. Mos e injoroni mesazhin dhe mos e vononi shumë atë
    Nuk është profesionale të japësh një përgjigje të vonuar ose të injorosh tërësisht një email nga një koleg ose klient. Edhe pse nuk ke kohë, dërgo një email me vetëm një “Faleminderit!”, ose “E mora mesazhin tuaj!” dhe më pas dërgo një email tjetër brenda një periudhe të arsyeshme kohe. Filtrimi i emaileve dhe dhënia prioritet se cilëve emaile duhet t’u dërgohet përgjigjie fillimisht do t’ju mbajë të azhornuar.
  4. Shmangni shprehjen e emocioneve
    Simbolet e fytyrave me emocione janë për tekstet dhe mesazhimin e çastit, jo për emailet. Sado që mendoni se përputhet me përmbajtjen e një emaili, nuk duhet t’i përdorësh. Nuk ka gjë më shumë joprofesioniste se sa një simbol i tillë në fund të çdo paragrafi.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0