Stephanie Kramer, shefe e HR-së në L’Oréal për Amerikën e Veriut, ka një sy të mprehtë për të identifikuar kandidatë të shkëlqyer. Sipas saj, nuk mjafton të përmendësh thjesht vlerat e kompanisë, pasioni, inovacioni, shpirtin sipërmarrës, mendjemprehtësinë, kërkesën për ekselencë dhe përgjegjësinë, por duhet të tregosh lidhjen personale me to.
“Unë dua të dëgjoj një lidhje natyrale,” thotë Kramer. “Nuk më intereson dikush që përpiqet të përshtatet me vlerat vetëm sepse mendon se kjo dua të dëgjoj. Dua të ndiej që ata i përjetojnë ato.”
Për shembull, për inovacionin, ajo dëshiron të dijë: “Nga vijnë idetë e tyre? Si i ndajnë me të tjerët? Si i bëjnë më të mëdha kur dikush ka një ide të mirë?”
Kramer gjithashtu i kërkon kandidatëve të flasin për dështimet e tyre dhe mësimet që kanë nxjerrë. Ajo vlerëson llogaridhënien personale, vetëdijen dhe aftësinë për të mësuar nga gabimet, duke treguar se si punojnë në ekip dhe nën presion.
“Përzierja mes vetëdijes, përgjegjësisë dhe gatishmërisë për të mësuar nga dështimet është ajo që më pëlqen më shumë,” shprehet ajo.
Ky qasje nuk shërben vetëm për të zgjedhur punonjës të mirë, por ndihmon të ndërtohet një kulturë ku vlerat dhe kreativiteti nuk mbeten thjesht fjalë në letër, por gjallërohen përmes veprimeve të punonjësve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.