Nëse kompania juaj po kalon një periudhë të vështirë dhe ju duhet patjetër që të gjeni një mënyrë që ajo ta kapërcejë këtë situatë, atëherë e keni të domosdoshme krijimin e një kulture inovative për kompaninë. Te kjo kulturë do të mbështeteni sa herë keni nevojë për ide të reja, inovative. Ja disa mënyra si të krijoni një kulturë inovative:
Jini shembull për të tjerët
Mënyra më e mirë dhe mënyra e vetme për të krijuar kulturën që dëshironi, është duke qenë një model për të tjerët. Shpesh, ju nuk keni nevojë të “udhëhiqni”. Thjesht bëhuni një shembull dhe njerëzit do të frymëzohen nga ju.
Lexo: Si të fitoni një vend pune pa qenë të kualifikuar
Jini optimist paranojak
Ndoshta do t’ju tingëllojë e çuditishme, por të jeni paranojak do t’ju ndihmojë që të jeni edhe optimist. Si mund të ndodhë një gjë e tillë? Duke qenë se jeni paranojak, ju do të keni tendencë të shikoni gjithmonë anën më të keqe të një situate. Por, duke evidentuar anët më të këqija të një situate, filloni njëkohësisht të mendoni për zgjidhjet më të mira për t’i shmangur ato. Duke menduar për mënyrat sesi t’i shmangni anët negative të një situate, ju rrisni mundësitë për t’i bërë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mendoni alternativa të ndryshme
Të menduarit si një optimist paranojak pothuajse ju detyron të mendoni disa alternativa. Të menduarit në alternativa nuk ka të bëjë vetëm me identifikimin e opsioneve ekzistuese, por për të imagjinuar vazhdimisht dhe madje edhe prodhimin e skenarëve të ndryshme, pastaj identifikimin e veprimeve që lidhen me secilin opsion. Me fjalë të tjera, kjo nuk ka të bëjë vetëm me renditjen e skenarëve realist dhe krijimin e planeve të lidhura të veprimit. Ju gjithashtu mund të dilni me veprime që do ta bëjnë real një skenar joreal. Të bësh zakon të menduarit me alternativa ka përfitime të shumta dhe minimizon mundësinë që ju të mund të anashkaloni diçka të rëndësishme. Thjesht të mendosh për alternativa që nuk mund të ndodhin kurrë thellon të kuptuarit e të gjithëve për dinamikën e industrisë, mpreh mendimin e tyre dhe gjeneron më shumë ide.
Ndërtoni besim
Të menduarit në alternativa është me të vërtetë e mundur vetëm në një mjedis ku njerëzit i besojnë njëri-tjetrit pa frikë se do të mërziten ose kritikohen. Nxitja e besimit fillon në momentin që njihesh dhe përshëndetesh me kolegët. Një vlerë thelbësore është: “Gjithmonë supozoni qëllime më të mira nga të tjerët”. Kur dikush thotë diçka që nuk dëshiron të dëgjosh, jep lajme që nuk preferon të marrësh ose bën një sugjerim që mendon se është i çmendur, ndaloni dhe bëni një pyetje sqaruese. Veproni hapur, me ndershmëri dhe direkt dhe prisni që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Nëse mund ta ndiqni atë rregull, do të ndryshojë mënyrën e sjelljes në shumë situata.
Lexo: 6 gjërat që duhet të bëni para se të vijë fundjava
Inkurajoni
Ndjenja e përgjegjësisë është diçka që ka një sipërmarrës. Dinamika e ideve me të vërtetë fillon të rrotullohet kur të gjithë ndiejnë “pronësi” për rolet e tyre, si dhe për kompaninë. Kur të gjithë ndjihen të përgjegjshëm, ka një forcë të pandalshme drejt eksplorimit të mënyrave të reja për të menduar dhe bërë gjërat. Ju automatikisht filloni të paraqisni një numër më të lartë dhe një gamë më të gjerë alternative. Disa mund të duken plotësisht të çmendura në shikim të parë, por nganjëherë një ide e çmendur është e vetmja zgjidhje racionale për një situatë komplekse.
Krijimi i një kulture për gjenerim idesh do t’i mundësojë organizatës suaj të përgjigjet në çdo kohë, në çdo vend, me strategjinë e duhur për çdo situatë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.