Si të bëjmë më të mirën për të rritur mirëqenien? - Business Magazine Albania

Si të bëjmë më të mirën për të rritur mirëqenien?

Kush është mënyra më e mirë për të gjallëruar ekonominë?

Më shumë investime për shërbimet sociale, të alternuara me investimet e huaja në sektorë të orientuar?

Më shumë para për të pasurit, apo paga më të mira për punonjësit?

Nisur nga fakti se rritja e të ardhurave individuale vjen kryesisht, si produkt i investimeve dhe rritjes së konkurueshmërisë, po ashtu edhe analiza fokusohet te politika dhe modeli ekonomik.

A duhet nga ana tjetër të presë qeveria dhe ekonomia për thithjen e investimeve duke parë në sy investitorët se si dhe ku do të investojnë? Mos ndoshta nevojitet një fokusim për investime në vetëm 1-2 sektorë?

Kjo do të thotë që investimet publike të orientohen drejt përgatitjes së kushteve për realizimin e investimit sipas kërkesave të investitorëve.

Përgjigjet që mund të jepen nuk mund të klasifikohen në të mira dhe të këqija. Investitorët do të kryejnë ato investime që i vendosin nëse ata ndihen të sigurt se fitimet e tyre do të jenë në trende rritëse dhe se nuk do të preken nga destabiliteti i politikës dhe veçanërisht politikës fiskale.

Investitorët do ta konsiderojnë atdheun e kapitalit të tyre Shqipërinë, vetëm nëse nga studimi i tregut u rezulton se ka një klasë punëtore të aftë për përdorimin e teknologjisë me kosto të pranueshme për rikthimin e investimit.

Nga ana tjetër, do të duan të ketë një infrastrukturë transporti shumë më dinamike dhe me kosto të ulët në lidhjet e nyjeve hyrëse dhe dalëse.

Por, një temë tjetër që u ndikon në vendimet e tyre është shëndeti buxhetor i vendit. Pasi të studiojnë se institucionet kryesore ndërkombëtare janë shprehur me pozitivitet për ekonominë dhe financat publike, atëherë dhe vetëm atëherë qeveria duhet t’u shërbejë me një administratë që të bëjë atë që ka për detyrë dhe të bëjë shumë pak nga ato që bën zakonisht këto 20 vitet e fundit.

Pra, të rregullojmë Shqipërinë në lidhje me: treguesin e transparencës dhe korrupsionit; treguesin e lirisë ekonomike; treguesin e konkurrueshmërisë së ekonomisë.

Të gjitha kanë një rezultante shumë kuptimplote: rritjen e të ardhurave për frymë për të mos mbetur dhe për shumë dekada të tjera në bisht të mirëqenies së Europës.

Altax.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0