Si të afroni punonjësit? Ndiqni këto udhëzime

Si të afroni punonjësit? Ndiqni këto udhëzime


T mbani shënime për jetën personale të njerëzve mund të duket e çuditshme, por rezultatet mund të jenë transformuese.

“Të gjithë ata që kanë punuar me mua e dinë që nuk kam kujtesë shumë të mirë. Gjithashtu, ata e dinë se unë mbaj shënime për gjithçka. (Këto gjëra lidhen me njëra-tjetrën)”, thotë Emma Brudner, drejtoreshë e operacioneve njerëzore tek Lola.com.

“Një fakt tjetër rreth meje? Për mua është shumë e rëndësishme t’u tregoj kolegëve të mi se kujdesem për ta personalisht, sidomos për njerëzit që punojnë drejtpërdrejt me mua”, shton ajo.

“Kur u bëra fillimisht menaxhere dhe kisha vetëm disa punonjës, unë i takoja ata një për një, duke i pyetur për jetën e tyre, vlerat, planet për fundjavën. Nuk ishte e vështirë t’i mbaja mend këto. Me kalimin e kohës, unë u familjarizova aq shumë me jetën e tyre (ata ndiheshin rehat për të folur me mua), sa me jetën time”, tregon Emma.

Lexo këtu: Zakonet 60-sekondëshe për shpërthime të shpejta të rritjes personale

“Por pasi fillova të menaxhoja gjithnjë e më shumë njerëz, po e ngatërroja kush kishte qen dhe kush kishte mace. Familja e kujt jetonte afër dhe e kujt ishte disa orë larg. Unë gjithmonë ndihesha keq në situata të tilla edhe pse punonjësit më thonin se nuk prishte punë. Unë nuk doja të vazhdoja më kështu. Mendova që nëse dikush është aq i sjellshëm sa të të tregojë diçka personale, duhet t’a vlerësosh duke e kujtuar atë. Ia dola të gjeja një zgjidhje”, thotë ajo.

“Zgjidhja ishte shumë e thjeshtë. Unë fillova të mbaj një Google Doc për të shkruar të gjitha takimet që zhvilloj me secilin prej punonjësve të mi dhe për të regjistruar gjërat që do të ndodhin në të ardhmen. Gjatë një prej takimeve, po dëgjoja raportin e një prej punonjësve dhe po mbaja shënime për të. Në minutat e fundit ne folëm për planet e fundjavës. Kur po lexoja shënimet e Google Doc më vonë, vura re se kisha mbajtur shënim se punonjësit do të shkonin në një udhëtim. Kur u takuam javën tjetër, shënimi më rifreskoi kujtesën dhe e fillova takimin duke pyetur ‘Si shkoi kampingu”?, tregon Emma.

Që prej asaj dite, unë mbaj shënime për gjërat personale të stafit njësoj siç bëj për gjërat lidhur me punën. I shënoj këto gjëra si “personale” në Google Doc dhe mund të rifreskoj kujtesën shumë shpejt. Në fillim mund të tingëllojë e çuditshme, por është shumë e vlefshme për të ndërtuar marrëdhënie personale me kolegët, pa përmendur faktin se studimet thonë që të mbash shënime përmirëson kujtesën. Pra, dy fitore njëkohësisht.

A doni t’a provoni këtë në marrëdhëniet tuaja? Filloni duke pyetur secilin prej punojësve për këto:

  • Si je ti, si njeri?
  • Çfarë dhe/ose kush është i rëndësishëm në jetën tënde?
  • Çfarë është ndonjë gjë jashtë pune, që të emocionon?
  • Çfarë të bën ty të jesh ky që je?
  • Ku do t’i kalosh pushimet e ardhshme?
  • Cili është libri/filmi grupi jot i preferuar?
  • Çfarë do doje të kuptonin njerëzit më shumë rreth teje?
  • Si mund të bëhem mbështetja jote më e madhe, brenda dhe jashtë punës?

Dëgjoni përgjigjet me kujdes dhe mbani shënime, ose përdorni pajisjen tuaj të preferuar për të memorizuar diçka.

Veçanërsisht për njerëz që kanë ekipe të mëdha ose memorie afatshkurtër, ky proces i thjeshtë mund të ketë një impakt të madh në marrëdhëniet tuaja.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0