Si ta përdorim inteligjencën artificiale pa e humbur mendjen - Business Magazine Albania

Si ta përdorim inteligjencën artificiale pa e humbur mendjen

Si ta përdorim inteligjencën artificiale pa e humbur mendjen

Lançimet e fundit të Gemini Deep Think dhe GPT-5 tregojnë sa shpejt po zhvillohen modelet e mëdha gjuhësore (LLM). Meqë 67% e organizatave në botë tashmë i përdorin këto teknologji, me shumë gjasa edhe ju keni eksperimentuar me to. Ndoshta mbetët të impresionuar, ose jo aq shumë, në rastin e ChatGPT më të fundit. Por ndoshta keni vënë re edhe diçka tjetër: shpërqendroheni më lehtë, kujtesa nuk ju shërben si më parë dhe detyra që dikur kryhej lehtësisht tani duket më e lodhshme.

Nuk është thjesht një përshtypje. Edhe pse mjetet e fuqizuara nga AI mahnitin me shpejtësinë dhe rrjedhshmërinë e tyre, mbështetja e tepruar tek ato mund të na bëjë më të ngadaltë, më pak të mprehtë dhe më të varur mendërisht. Katër dukuri të veçanta po dalin në pah nga kërkimet:

Shpërqëndrimi dixhital

Telefonat inteligjentë dhe pajisjet e tjera, përmes njoftimeve dhe joshjes së “scrolling”-ut të pafund, kanë dobësuar aftësinë tonë për t’u përqendruar, për të marrë vendime dhe për të përfunduar punë. Çdo mesazh sjell një shpërblim të vogël në tru, që na bën të varur. Këto ndërprerje e bëjnë gjithnjë e më të vështirë angazhimin me detyra të thella dhe afatgjata.

Humbja e kujtesës

Qasja gjithnjë e më e lehtë në informacion ka dobësuar kapacitetin tonë për të ruajtur dhe organizuar të dhëna në mendje. Studiuesit e kanë quajtur këtë “Efekti Google”. Brezat e mëparshëm mësonin përmendësh poezi, numra telefoni, madje edhe tabelën periodike – një stërvitje mendore që sot po shuhet.

 Ulja e aftësisë për të arsyetuar

Kur mendimin ia delegojmë ChatGPT-së, Gemini-t apo DeepSeek-ut, përfundojmë duke u bërë më pak të zotët për të ndërtuar argumente të qarta dhe për të dalluar logjikën e gabuar. Është si të heqësh dorë nga palestra: kursen energji sot, por humb forcën nesër.

Humbja e “fërkimit kognitiv”

Procesi tradicional i kërkimit, të gjesh burime, t’i krahasoni dhe t’i analizosh, stërviste aftësinë për të menduar thellë. Modelet e sotme të AI, të ndërtuara për të qenë “të këndshme” dhe për t’u përshtatur me pritjet e përdoruesve, shpesh thjesht na japin të drejtë. Kjo sjell mendje më të plogëta. Madje, studime të reja tregojnë se sa më shumë përdoruesit këmbëngulin në të pavërteta, aq më shumë modelet i përsërisin ato.

Lexo edhe: Raporti i Reuters: Mediat sociale dhe influencer-ët po marrin kontrollin mbi lajmet

Si mund ta përballojmë këtë?

Kjo sfidë i takon kompanive teknologjike, institucioneve arsimore, vendeve të punës, por edhe secilit prej nesh. Qëllimi duhet të jetë që AI të na forcojë, jo të na dobësojë.

  • Në shkolla dhe universitete: përdorimi i AI është rritur me shpejtësi. Në vitin 2023, një e treta e studentëve amerikanë e përdornin ChatGPT; në vitin 2024, 86% e studentëve në 16 vende të ndryshme raportuan se mbështeteshin tek AI për studimet e tyre. Por, pa ushtruar kujtesën, arsyetimin dhe mendimin kritik, rrezikojmë të humbasim aftësitë bazë të të mësuarit.
  • Tek individët: mund të rikthejmë ushtrime të thjeshta mendore si memorizimi, që forcojnë kujtesën. Edhe shpjegimi i një njohurie të re një asistenti AI mund të ndihmojë për ta përvetësuar më mirë.
  • Në shoqëri: duhet të kultivojmë debatin dhe pyetjet e vështira, siç bënte Sokrati. Vetëm duke sfiduar bindjet tona, mund të mprehim mendjen.
  • Në institucione: gjithnjë e më shumë shkolla po ndalojnë telefonat gjatë mësimit – në Mbretërinë e Bashkuar, 90% e tyre tashmë e kanë zbatuar. Po kështu, universitetet dhe kompanitë mund të krijojnë hapësira pa pajisje për reflektim, lexim dhe debat.

Jemi përballë një vendimi: ose ia lëmë mendjen inteligjencës artificiale, ose e shfrytëzojmë atë si një partner debati, që na ndihmon të ushtrojmë aftësitë tona mendore. Revolucioni i të dhënave ka hyrë në një fazë të re – dhe vetëm duke stërvitur trurin tonë, do të mund të ecim në hap me të.

Ngaire Woods është Dekane e Shkollës së Qeverisjes Blavatnik në Universitetin e Oksfordit.

Copyright: Project Syndicate, 2025.
www.project-syndicate.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0