Si pritet të funksionojnë taksat e reja për të vetëpunësuarit - Business Magazine Albania

Si pritet të funksionojnë taksat e reja për të vetëpunësuarit

Pasi i lehtësoi profesionistët e lirë vitin e kaluar nga heqja e tatim fitimit dhe rritja e pragut të Tatimi mbi Vlerën e Shtuar duke i trajtuar si biznese të vogla, tashmë qeveria pranon se skema ka krijuar diferencime dhe kërkon t’i taksojë ata njëlloj si të punësuarit. Janë disa variante që Financat po shqyrtojnë në draftin e ri që do të bëhet publik në qershor për taksimin e profesionistëve të lirë që ofrojnë shërbime.

Njëri prej tyre përfshin taksimin progresiv njëlloj siç është për pagat dhe një tjetër alternativë e mundshme lidhet me vendosjen e një taksë fikse.

“Njëra formë është progresiviteti, dhe një formë tjetër është taksimi lump-sam, pra biznesi do të ketë mundësi të zgjedhë ndërmjet taksimit progresiv, apo në bazë të kategorisë së qarkullimit që gjeneron të ketë një tatim lump-sam, që është një risi që do të filloj më këtë ligj nëse do të miratohen me të gjitha elementet e tij.  Forma e taksimit ‘lump-sam’, që pritet të jetë pjesë e këtij ligji ka të bëjë me përcaktimin e një tarife fikse mbi të ardhurat që është shumë e lartë, dhe kjo metodë përdoret kryesisht për të thjeshtuar administrimin e ligjeve tatimore, si dhe për të shmangur ankesat e tatimpaguesve se barra tatimore është e rëndë.”

Lexo edhe: Ligji i ri për tatimet synon të formalizojë të vetëpunësuarit në sektorin e shërbimeve

Por, ndryshimet ligjore nuk shënjestrojnë vetëm profesionistët e lirë, pasi ndërhyrjet pritet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të prekin edhe kategori të tjera.

“Ka edhe elementë të rëndësishëm të cilët lidhen me detajimin më të mirë të të ardhurave personale, qoftë për dividendin, qoftë për interesat që përfitohen nga sistemi bankar. Do ketë disa elementë të shtuar në deklarimin individual të të ardhurave, të DIVA-s”, tha Ibrahimaj.

Përfshirja e profesionistëve të vetëpunësuarve si noterët, dentistët, avokatët apo farmacistë dhe profesionistë të tjerë në skemën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale ishte një kërkesë e vazhdueshme edhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar që po asiston Financat në këtë drejtim si dhe e Bankës Botërore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0