Ligji i ri për tatimet synon të formalizojë të vetëpunësuarit në sektorin e shërbimeve - Business Magazine Albania

Ligji i ri për tatimet synon të formalizojë të vetëpunësuarit në sektorin e shërbimeve

Të vetëpunësuarit në profesionet e lira do të taksohen njëlloj si të punësuarit. Ndryshimet ligjore që shënjestrojnë këtë kategori do të prezantohen në fillim të muajit të ardhshëm. Nisma e qeverisë për përfshirjen e profesionistëve të lirë në sistemin e tatimit mbi të ardhurat personale vjen pas rekomandimeve të herëpashershme të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për të shmangur përjashtimet tatimore pasi krijojnë pabarazi dhe gropa në buxhet.

“Nga data 1 qershor ne do t paraqesim ligjin e ri të Tatimit mbi të Ardhurat që do të targetojë profesionet e lira, të cilat sot individët çelin biznese, ia shesin bizneseve të tjera si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo, nga hyrja në fuqi e ligjit që do prezantohet së shpejti nuk do të jetë më e mundur.”  – u shpreh Delina Ibrahimaj.

Qeveria paralajmëroi ashpërsim të masave me dyfishim të gjobave pas informalitetit të madh që u konstatua me mosdeklarimin e pagave, mangësi në kontratat e punës, mospagesat kundrejt orëve shtesë, si dhe mosdeklarim i punonjësve sidomos në ndërtim dhe tregti,shkelje të konstatuar nga njësia anti informalitet.  Së shpejti, verifikime do të bëhen dhe për nivelin e pagës së deklaruar dhe stilit të jetesës.

“Ne do të shkojmë më tutje në ballafaqimin e pagave të deklaruara me stilin e jetesës. Kjo vlen sidomos për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyra të ndryshme. Ne do të ecim me kontrollet që do të synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të të ardhurave dhe stilit të jetës. Mund të deklarosh të ardhura X dhe të kesh shtëpia edhe vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura.” – u shpreh kryeministri Rama

“Do të bëjmë disa ndryshime në ligj dhe për të gjitha shkeljet që përbëjnë evazion do të ketë gjoba 200%  dhe do dyfishojmë gjobat për mosdeklarimin e pagave dhe fshehjen e pagës. Nuk do të jetë më mundësia e dhënies së rekomandimit të biznesit, por automatikisht në penalitete.” – u shpreh Delina Ibrahimaj, Ministre e Fiancave dhe Ekonomisë.

Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama hodhi idenë e bërjes publike të pagave një herë në vit duke pyetur qytetarët në Këshillimin e Ardhshëm Kombëtar, pasi sipas tij publikimi i listëpagesave mund të ndikojë pozitivisht në vetërregullimin nga bizneset.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0