Si një familje: eksperimenti suedez i krijuar për të luftuar vetminë - Business Magazine Albania

Si një familje: eksperimenti suedez i krijuar për të luftuar vetminë

Erik Ahlsten është i qartë. “Ky është strehimi më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Miku dhe fqinji i tij Manfred Bacharach është po aq entuziast për këtë lajm. Më pëlqen shumë kjo mënyrë jetese.”- është shprehur Ahlsten. Të dy i referohen shtëpisë së tyre të re, Sällbo, një eksperiment radikal në Helsingborg, një qytet i vogël në portin e Suedisë jugore. Emri është një bashkim i fjalëve suedeze si shoqëri ( sällskap ) dhe jetesë ( bo ), dhe përmbledh mjeshtërisht synimin e projektit – për të luftuar vetminë dhe për të promovuar kohezionin social duke u dhënë banorëve stimuj dhe hapësira, për ndërveprim produktiv.

Sällbo, i cili u hap nëntorin e kaluar, përbëhet nga 51 apartamente të shpërndara në katër kate, shtëpi për pensionistet. Më shumë se gjysma e 72 banorëve që bëjnë pjesë në këtë shtëpi janë mbi të 70-at, si Ahlsten dhe Bacharach, ndërsa pjesa tjetër janë të moshës 18-25 vjeç. Të gjithë u zgjodhën pas një procesi të gjatë intervistimi për të siguruar një ndërthurje të personaliteteve, prejardhjeve, feve dhe vlerave, dhe të gjithë duhej të nënshkruanin një kontratë duke premtuar se do të kalonin të paktën dy orë në javë duke u shoqëruar me fqinjët.

“Një mënyrë e re për të jetuar.”- shkruan uebfaqja e Sällbo duke shtuar se është vendi ku takohen brezat dhe kulturat, me jetën shoqërore në qendër”. Projekti administrohet nga Helsingsborgshem, një kompani jo-fitimprurëse për strehimin e njerëzve i financuar nga këshilli i qytetit dhe buron nga një ide që ata kishin në 2016 mes shqetësimeve për vetminë mes grupeve të moshuara. Suedezët janë të parët që kanë  rinisur jetën sikur të mos ekzistonte virusi vdekjeprurës, si dhe i vetmi vend që nuk mori masa drastike për Covid-19. Falë politikës publike dhe një game të gjerë të shërbimeve komunale, shumë të moshuar vendosin të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Megjithatë izolimi është një rrezik i vërtetë për shëndetin, sipas Institutit Karolinska, dhe mbetet shumë i përhapur tek pensionistët. “Hulumtimi ynë tregoi se të moshuarit ndiheshin të izoluar nga shoqëria dhe ishin shumë të vetmuar në jetën e tyre të përditshme. Ata vetëm po përziheshin me të tjerët në të njëjtën moshë.”- ka thënë Dragana Curovic, menaxherja e projektit në Sällbo.

Në të njëjtën kohë, kriza e refugjatëve 2015 nënkuptonte që organizatat si Helsingsborgshem ishin nën presion për të strehuar një numër të madh njerëzish që po luftonin të integroheshin dhe të pranoheshin nga shoqëria suedeze. Për këtë arsye u hartua një plan për të bërë një bashkim të njerëzve të moshuar dhe të rinjve. “Ata janë më afër moshës me refugjatët, por më afër për sa i përket kulturës dhe gjuhës me njerëzit e moshuar. Ne shpresonim që ata t’i bashkonin së bashku.”- është shprehur Çuroviç. Banorët më të rinj ndihmojnë me teknologjinë moderne dhe rrjetet sociale, dhe si të gjejnë informacion në internet.

LEXO: Epidemiologu kontrovers i Suedisë: Maskat janë shumë të rrezikshme, nuk ndryshojnë asgjë

“Është një komunitet i vërtetë dhe përzierja e njerëzve funksionon shumë mirë. Është shumë mirë të bësh gjëra së bashku dhe të shijosh shoqërinë e njerëzve të tjerë.”- thotë Ahlsten.Që prej momentit kur u transferua në këtë komunitet ai u bashkua me grupin e kopshtarisë, shikonin filma mbrëmjet e të dielave dhe mësoi të luante “Canasta”.

Në këtë qendër ka edhe ambiente sportive, një palestër, dhomë për joga, një bibliotekë (e pajisur me librat e vetë banorëve) dhe një kuzhinë të madhe e përbashkët për çdo kat. Studioja e artit është e mbushur me ngjyra dhe mjete të tjera krijuese, ndërsa vetë banorët e kthyen në një hapësirë argëtimi. Edhe salloni kryesor në katin përdhes është një hapësirë ​​shumë funksionale, me pajisje hi-fi, ka një piano e cila është dhuruar nga një prej banorëve në mënyrë që të gjithë të mund të provojnë të luajnë në të.

Qiratë variojnë nga 4,620 në 5,850 korona suedeze në muaj, e cila është në përpjesëtim me apartamente me qira të përmasave të ngjashme në qytet (qira private me një dhomë gjumi në qendër kushtojnë mes 7,000 dhe 10,000 korona suedeze). Ali Soroush, 21 vjeç, një refugjate afgane dhe Isabel Tomak-Eriksson, një suedeze vendase, janë një nga çiftet e pakta. Soroush arriti në 2015 dhe është një nga refugjatët që Helsingsborgshem kishte në mendje kur konceptoi “Sällbo”. Ai thotë se kjo i kujton kulturën e tij, me njerëz të brezave të ndryshëm që jetojnë dhe shoqërohen së bashku dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.“E gjithë ndërtesa është si një familje.”- thotë ai.

Sigurisht, jetesa ndër breza mbart rrezikun e shpërthimit të disa tensioneve, por deri më tani, ato kanë qenë minimale. “Ju gjithmonë mund të mbyllni derën tuaj dhe të relaksoheni ose të flini.”- thotë Ahlsten. Ndërsa Tomak-Eriksson vë në dukje përgjegjësinë që të gjithë e ndiejnë si banor të Sällbod dhe se nuk mërziten kurrë në këtë ambient. “Para pandemisë së koronavirusit kishte party gjatë gjithë kohës. Çdo fundjavë ishte ditëlindja e dikujt ose ndonjë festë, dhe gjithmonë kishte njerëz përreth, të gjithë kishin shumë vizitorë.”- shprehet Ahlsten.

Edhe para pandemisë, Sällbo kishte tërhequr vëmendjen brenda Suedisë dhe ndërkombëtarisht. Tre komuna po punojnë për implementimin e drejtpërdrejtë të konceptit, dhe shumë më tepër duke marrë parasysh idetë e ngjashme. Një delegacion nga Kanadaja vizitoi qytetin në shkurt, ndërsa të tjerët nga Italia, Gjermania dhe Koreja e Jugut kanë qenë në kontakt lidhur me misionet studimore.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0