Banorët e Green Bank, West Virginia, në US jane disa prej tyre.
Një dokumentar i shkurtër ( shikoni videon e postuar), i cili u transmetua të enjten e kaluar nga Seeker Network në Youtube, jep një moment nga jeta e 143 banorëve të kësaj qyteze ku telefoni celular nuk punon, ku WiFi është e ndaluar dhe ku mjetet e tjera elektromanjetike si mikrovala janë të kufizuara.
Qyteti i vogël shtrihet në zemër të National Radio Quiet Zone, një zone prej 13,000 milje katrorë që shtrihet në kufirin Virginia-West Virgina dhe që përfshin edhe një copë të vogël të Maryland. Zona e Qetë u krijua në vitin 1958 për të minimizuar ndërhyrjet e dëmshme në National Radio Astronomy Observatory (NRAO) në Green Bank e cila drejton teleskopin më të madh në botë. Së fundmi, u njoftua se ky teleskop do të merrej me qera nga Search for Extraterrestrial Intelligence center në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley për ti ardhur në ndihmë kërkimit të jetës përtej Tokës.
Në një nga skenat e para të dokumentarit, gazetarja Laura Ling viziton teleskopin dhe pyet shkencëtarin kryesor, Jay Lockman nëse banorët e Green Bank ndihen ndonjëherë sikur jetojnë në një flluskë sapuni. Ja se si përgjigjet ai: “Në një farë kuptimi, ndihem sikur jetoj në një botë të vogël cudirash. Sepse ne kemi gjithë këtë shkencë të madhe që po ndodh këtu. Dhe supozoj se ka njerëz që nuk mund ta imagjinojnë jetën e tyre pa shërbim celular por për shumë nga historia njerëzore, ju e dini, ne ja dolëm mjaft mirë. E mendojmë sikur jetojmë në vitet 80-të.”
Shkencëtarët dhe kërkuesit nuk janë të vetmit banorë të Green Bank. Ndër vite, qyteti i vogël është kthyer në një oaz për njerëzit të cilët thonë se vuajnë nga hipersensitiviteti elektromagnetik, një sëmundje e panjohur nga komuniteti shkencor sipas së cilës ekspozimi ndaj fushave magjetike mendohet se shkakton simptoma si dhimbje koke, lodhje, stres, shqetësim në gjumë, dhimbje muskujsh e të tjera.
“Kur përdorja telefonin celular, pas disa minutash, pjesa e fytyrës sime do të më mpihej. Kështu do ta fikja telefonin dhe hera e fundit që e përdora atë, fytyra ime u mpi për dy javë,” thotë Melissa Chalmers, e cila së fundmi u transferua në Green Bank, thuhet në dokumentar. Ajo shton se kur mbërriti në Green Bank, u ndi më mirë se kurrë. “I gjithë trupi im u qetësua,” shton ajo.
Tek bën një tur në Green Bank, është njësoj sikur të bësh një udhëtim me parashutë në një epokë tjetër.
Megjithatë dokumetari nxjerr në pah natyrën e brishtë të të jetuarit në “Zonën e Qetë.” Megjithëse banorët nuk lejohen të përdorin teknologjinë wireless si pjesë të marëveshjeve të qerasë që ato kanë bërë, një teknik, përgjegjës për zonën, zbulon se ka aktualisht 40-50 modemë që operojnë në këtë zonë. “Mendoj se në një pikë të caktuar, kjo Zonë do të rrezikohet. Njerëzit do të duan ta përdorin teknologjinë sepse duan ta përdorin atë,” thotë tekniku.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.