Si kursejnë njerëzit më të pasur në botë?

Si kursejnë njerëzit më të pasur në botë?


Dolly Parton ngrin mbetjet. Sarah Jessica Parker vesh fëmijët e saj me rroba të falura nga persona të ndryshëm. Dhe Warren Buffett, një nga njerëzit më të pasur që ecën në planetin tonë, paguan për ushqimin në McDonald’s me kupona.

A janë këto zakone të çuditshme të njerëzve të pasur dhe të famshëm? Aspak. Ato përfaqësojnë mënyrën se si këta milionerë dhe miliarderë kanë fituar dhe ruajtur pasurinë e tyre: duke menaxhuar paratë në mënyrë efektive, efikase dhe me maturi.

Ne të gjithë mund të mësojmë sekretet e tyre për të mos shpenzuar në mënyrë të pandërgjegjshme. Ja disa prej tyre:

Jetoni poshtë mundësive

Buffett hyri në shtëpinë e tij të tanishme në fund të viteve 1950. Pas blerjes për pak më shumë se 30,000 dollarë, ai u vendos aty dhe nuk lëvizi më. A mund të përballojë ai disa shtëpi pushimi ose një rezidencë të madhe? Sigurisht që po. Megjithatë, ai nuk është i interesuar të lëvizë.

Manjati i biznesit meksikan Carlos Slim Helú ndjek të njëjtin parim të jetesës me kursim. Ai nuk ka ndërruar banesë për katër dekada. Përsëri, zgjedhja e tij për të mos bërë shumë zhurmë dhe për të mbledhur pasuri të patundshme personale, i ka siguruar atij statusin e miliarderit. Bëni mirë që dhe ju të ulni koston tuaj të jetesës.

Investoni në një makinë të arsyeshme

Mos prisni ta shihni Mark Zuckerberg duke ngarë një Ferrari. Sipas Business Insider, themeluesi kursimtar i Facebook preferon të shkojë nga një pikë në një pikë tjetër me Volkswagen GTI e tij, pa u mburrur me makinën sportive të kuqe që zotëron 800 kuaj fuqi nën kofano.

Vlerësoni prakticitetin në metodën tuaj të transportit. Sipas Carfax, automjetet mund të zhvlerësohen deri në 25% në vit. Shpenzoni pak dhe përpiquni të mbani rrotat tuaja në rrugë për aq kohë sa të mundeni.

Fluturoni me economy class

Business dhe klasi i parë mund t’ju tundojnë përtej besimit, por zgjedhja më e mirë do të ishte economy class. Edhe Ingvar Kamprad, themeluesi i fundit i Ikea, fluturoi duke kursyer.

Ai besonte se vetëm për shkak se ai mund të bënte diçka nuk do të thoshte se ai duhej ta bënte atë, dhe kjo përfshinte dhe udhëtimin me avionët luksoz.

Përdorni kupona

Kuponat dhe uljet e ndryshme që ofron nga dyqanet për blerje, janë një mënyrë e mirë për të mos bërë shpenzime të panevojshme. Kartat e anëtarësimit ju ndihmojnë për të përfituar në mënyrë të zgjuar. Po ashtu ju mund të  përdorni dhe aplikacione të ndryshme si My Vodafone, i cili ofron dyfish shpërblim për blerje në dyqane të caktuar. Mos mendoni do të dukeni të varfër, ka shumë njerëz të pasur që e praktikojnë këtë metodë.

Suksesi financiar përfshin më shumë sesa thjesht rritje në detyrë apo kapjen e një jackpoti. Rruga për t’u bërë dhe qëndruar për një kohë të gjatë i pasur përfshin marrjen e vendimeve të mençura qoftë dhe ditore.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0