Si rezulton pozita e grave sipërmarrëse në raport me burrat, në këtë studim... - Business Magazine Albania

Si rezulton pozita e grave sipërmarrëse në raport me burrat, në këtë studim…


Sipas raportimit Women in Venture report Crunchbase, që u zhvillua me qëllim për të matur ecurinë e grave në botën e sipërmarrjes, rezultoi se 7 % e partnerëve investues në 100 biznese ishin gra.

18 muaj pas këtij raportimi, u zbuluan abuzime me natyrë seksiste, diskriminim në pagesa dhe ngacmime seksuale të grave. Në përgjigje të kësaj, shumë kompani investitore dhe start-up-e ndërmorrën hapa për të përmirësuar sjelljet e tyre brenda biznesit ashtu sikurse edhe diversitetin gjinor të fuqisë punëtore…

Crunchbase vendosi të riaplikonte metodologjinë për të parë progresin, nëse kish pasur një të tillë, ajo çka erdhi më pas ishte inkurajuese në ekuacionin e pozicionimit të gruas në sipërmarrje. 

Disa prej rezultateve, si më poshtë:

  • Ndër 100 firma, përqindja e grave partnere të bizneseve u rrit nga 7 në 8 %.
  • Tetë firma nga 100 të testuara shtuan një grua partnere, për të parën herë.
  • Gratë mbajnë tashmë, 15 % të roleve si bashkëthemeluese në kompani. Një përmirësim prej 25 %  në një periudhë prej 18 muajsh.
  • Gratë zbuluan 16 mikro-sipërmarrje në tri vitet e fundit, 21 % të të gjitha bizneseve të reja në atë kategori.
  • 10 % e sipërmarrjeve arritën fazën e pjekjes me së paku 1 grua themeluese.
  • 60 % e dollarëve të fituara shkuan për investime start up-esh./TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0