Si e ndërtoi djaloshi 16 vjeçar biznesin 600,000$ të kravatave

Si e ndërtoi djaloshi 16 vjeçar biznesin 600,000$ të kravatave


Biznesi i Bridge, Kravatat e Mo-së (Mo’s Bows), bën kravata, papjone dhe aksesorë duke filluar nga 15 deri në 50 dollarë. Që nga themelimi në vitin 2011, kompania ka shitur më shumë se 600,000 dollarë vlerë në produkte, përmes faqes së internetit dhe bashkëpunimit me dyqanet e ndryshme. Sot Bridge është 11 vjeç.

Kur Bridgesit i lindi ideja për kompaninë Kravatat e Mosë, gjyshja e tij një ish-rrobaqepëse, e mësoi se si të qepte. Fillimisht, Bridges, mamaja dhe gjyshja e tij i punonin vet kravatat dhe e drejtonin biznesin nga shtëpia. Djaloshi i ri, mori vëmendjen e mediave kombëtare si:

The Steve Harvey Morning Show dhe Revistës Oprah përpara se të dilte në programin Shark Tank në vitin 2014. Aty ai mori dhe investimin më të mirë.

Ai kërkoi 50,000 dollarë në këmbim të 20% të aksioneve në kompaninë e tij, por Daymond John e këshilloi sipërmarrësin e ri të mos kërkonte para dhe i ofroi mentorim falas. Kjo marrdhënie i ka hapur atij shumë dyer, duke lidhur kontrata me kompani të njohura.

“Ai më mësoi se si të kujdesesha për mamanë time dhe aspektet më praktike për të drejtuar një kompani,” thotë Bridges.

Bridges po përballet me sfida unike si një sipërmarrës i ri. Një nga gjërat më të vështira është gjetja e ekuilibrit në jetën e tij, pasi njëkohësisht ai është student në vitin e dytë në shkollën e mesme.

“Unë e di çfarë dua të bëhem në të ardhmen,” thotë ai.

Për disa mund të duket e çuditshme, ndërkohe për ne është frymëzuese por jo e paarritëshme. Edhe vendi ynë ka të rinj të talentuar, me ide që mund të krijojnë startupe të suksesshme. Ajo qe nevojitet është pak mbështetje, e ngjashme me ate te Shark Tank që në vendin tonë ngjason me programin “Do you have an idea”. Një program i veçantë, të cilin ne e kemi ndjekur dhe ju kemi njohur më shumë ide biznesesh dhe të rinj të apasionuar pas sipërmarrjes.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0