Si duhet të silleni në punën tuaj të parë - Business Magazine Albania

Si duhet të silleni në punën tuaj të parë


Ju nuk keni patur asnjë punë tjetër më parë dhe kjo mund të shkaktojë një shok duke menduar se çfarë do të bëni dhe si do të veproni. Të gjithë e dinë përshtypjen e parë , kur ju filloni të punoni ju keni një dritare të shkëlqyer mundësish.

Kjo është një mundësi për të filluar me këmbën e djathtë dhe për të ndërtuar karrierën, ndërsa një fillim negativ mund të jetë i vështirë për t’u ndryshuar.

Kur ju filloni një punë të re shumica e njerëzve do të kenë një farë dyshimi, kështu që gabimet dhe keqkuptimi i sinqertë do të jenë deri diku të pranishme.

Këtu janë disa këshilla që duhen marrë parasysh:

• Duhet të jeni të përpiktë dhe të paraqitshëm: Ditën e parë ju duhet të silleni pothuajse si gjatë intervistës, të përpiktë dhe me veshjen e përshtatshme.

• Nuk duhet të jeni shumë të hapur: Nëse jeni tip shumë konfidencial do të përpiqeni t’i ndani idetë tuaja haptazi. Mundohuni mos ta bëni këtë sepse do të keni kohë më vonë.

• Bëni pyetje: Nëse ju është dhënë një detyrë, bëjeni sa më mirë të jetë e mundur dhe mos kini frikë të bëni pyetje.

• Vullnetar: Të gjithë kolegët tuaj do të jenë të zënë duke bërë punën e tyre. Ndonjëherë ju mund të ndiheni të neglizhuar ose të nënvlerësuar. Nuk ka asnjë të keqe për të pyetur për një detyrë ose për të bërë vullnetarisht një detyrë.

• Bëhu pjesë e skuadrës: Tani ju jeni pjesë e një skuadre, dhe skuadrat punojnë së bashku për të zgjidhur problemet dhe për të mbaruar punët. Kjo do të thotë që ju duhet të përpiqeni të zbuloni kulturën e grupit avash-avash.

• Veshja: Veshjet e zakonshme në përgjithësi janë normale por në ditën e parë të punës veshje të tilla tregojnë se ju nuk jeni duke i marrë gjërat seriozisht. Ju duhet të dukeni të zgjuar në ditën tuaj të madhe.

• Fundi i ditës: Ju keni lënë një përshtypje të mirë. Ju keni qenë pozitivë dhe optimist. Kështu që mos e prishni këtë duke vrapuar për të ikur më parë se gjithë të tjerët.

• Dhe së fundmi: Ndoshta ju nuk jeni duke buzëqeshur sepse keni frikë apo ndiheni të pasigurtë. Mos u mërzisni. Në ditën e parë ju jeni më shumë një i ftuar. Merrni çdo këshillë që mundeni dhe mos jepni shumë mendime.

/Monster.co.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0