Me 14 mars, ne oren 19:00,me oren lokale (ora 01:00 e 15 marsit me oren tone) ne New York do te prezantohet gjenerata e re e telefonave Samsung Galaxy.
Behet fjale per Galaxy SIV, pasardhesi i SIII qe e shnderroi kompanine koreano-jugore ne konkurenten e denje dhe te vertete te iPhone te Apple. Besniket e Samsung prej muajsh kerkojne te dine se si do te jete Galaxy i ri.
Por kompania eshte treguar strikte me rregullat e saj duke mos zbardhur asnje detaj, te pakten deri me tani, te produktit. Megjithate, me sa duket ka pasur nje rrjedhje qe mberrin nga Kina, aty ku Samsung prodhon pjesen me te madhe te produkteve.
Ne disa forume teknologjike kane dale disa imazhet e para se si do te jete Samsung Galaxy SIV. Ne to nuk verehet ndonje ndryshim i madh ne paraqitje mes SIV dhe modelit paraardhes, nderkohe qe per te pare ndryshimet ne funksionim dhe te rejat shtese, duhet pritur prezantimi ne New York.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.