Si arriti Taylor Swift të ndryshojë politikën e një kompanie tech? - Business Magazine Albania

Si arriti Taylor Swift të ndryshojë politikën e një kompanie tech?


Me eksperiencë në fushën e biznesit, ylli i popit, Taylor Swift e bëri përsëri: ajo ka ndikuar tek një kompani tech duke e bërë këtë të fundit të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes. Megjithatë, në këtë rast, ndryshimi ndoshta nuk do të ndikojë tek ju, në qoftë se nuk jeni një milioner filantropik.

Të enjten e kaluar, GoFundMe njoftoi se ka vendosur të ngrejë limitin e e donacionit të dhënë nga $15,000 në $50,000. Limiti i ri u frymëzua pikërisht nga donacioni bujar i dhënë nga Taylor Swift që kishte kaluar limitin aktual të sitit (GoFundMe).

Më 7 korrik, Swift dha një donacion prej 50.000 dollarësh në ndihmë të fushatës së Naomi Oakes për të financuar luftën e saj kundër kancerit pasi ajo pa një video rreth Oakes e cila përdorte “Gjak të Keq” si në këngën e Swift “Bad Blood.”

Për shkak të limiteve të donacioneve të pranuara nga GoFundMe, ylli i popit duhet ti dërgonte paratë në tre donacione prej 15.000 dollarë secila si dhe një donacion tjetër prej 5.000 dollarësh.
“Donacioni i Taylor Swift ishte kaq bujar sa një gjë e tillë kërkoi nga ne të rrisim limitin e donacionit në platformën tonë,” tha CEO i GoFundMe në sitin e kompanisë.

Qershorin e kaluar, Taylor Swift ndihmoi Apple që të paguante artistët që interpretuan në Apple Music gjatë periudhës provë prej tre muajsh, një vendim që e bëri sitin Entrepreneur, ta zgjidhte atë si “personi më i fuqishëm në tech.”

Një gjë e tillë demonstroi edhe njëherë fuqinë e vazhdueshme të Swift për të krijuar ndryshim në kompanitë tech nëse ajo shkruan opinione në Tumblr apo jep donacione për GoFundMe.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0