Shtyhet në orën 22:00 fasha orare e qarkullimit dhe aktiviteteve në bare e restorante - Business Magazine Albania

Shtyhet në orën 22:00 fasha orare e qarkullimit dhe aktiviteteve në bare e restorante

fasha orare

Duke filluar nga kjo e Hënë, mbyllja e aktiviteteve dhe e qarkullimit shtyhet me dy orë. Ora policore nis në 22:00 të mbrëmjes. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lehtësojë disa masa kufizuese pas uljes së numrit të infektimeve dhe vdekjeve nga pandemia.

Në të njëjtin takim, Kominterti ka vendosur gjithashtu se mund të fillojnë fluturimet me Britaninë e Madhe.

Në komunikimin e këtyre vendimeve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se, “Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga 12 Prill.

Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit”.

Lexo: Ja kur Shqipëria mund të hapet totalisht

Ajo theksoi gjithashtu se, duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”.

Sipas ministres, lehtësitë vijnë edhe për shkak të nisjes së muajit të Ramazanit, ndërsa ka ftuar qytetarët të vijojnë me zbatimin e masave kundër pandemisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0