Shtyhet data e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-2022 - Business Magazine Albania

Shtyhet data e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-2022

vitit të ri shkollor

Fillimi i shkollës do të shtyhet me dy javë këtë vit. Mësimi do të nisë më 27 shtator dhe jo më 13 shtator siç ishte parashikuar më herët.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se shkolla do të jetë e hapur që në datën 1 shtator për mësimet plotësuese, por nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë.

Ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

“Ngritëm një grup pune dhe ky grup pasi vlerësoi programet, analizoi raportet e vitit të kaluar, si dhe duke konsideruar se disa zona aplikuan mësimin online arriti në konkluzion se mësimi plotësues do të ishte më rezultativ nëse zgjerohej me 2 javë të tjera. Vendosëm që viti i ri shkollor të mos fillojë më 13, por në datën 27 shtator. Këtë shtyrje ne e kemi reflektuar edhe në strukturën e viti shkollor për të gjitha nivelet. Në këtë mënyrë edhe mbyllja shtyhet nga data 8 në 17 qershor. Për arsimin e mesëm dhe të lartë, nga data 15 në 24 qershor. Për maturantët shtyhet nga data 1 në 8 qershor. Shkolla hapet që me 1 shtator, do të zhvillohet mësimi plotësues, por do kërkojmë nga shkollat të hartojnë një program të detajuar veprimtarish”, tha Kushi.

Njoftimi i plotë:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0