Shteti shqiptar investon 10 mln $ për startupin inovativ të Mira Muratit - Business Magazine Albania

Shteti shqiptar investon 10 mln $ për startupin inovativ të Mira Muratit

https://businessmag.al/si-arrita-te-rris-biznesin-me-50-pa-punesuar-asnje-punonjes-te-rinj/

Buxheti i shtetit po rishikohet për herë të parë për këtë vit me qëllim financimin e projektit të investimit startup “Machine Thinking Lab”. Ky startup inovativ drejtohet nga shqiptarja Mira Murati dhe qeveria shqiptare do të bëhet aksionere me një vlerë prej 10 milionë dollarë.

Në aktin normativ thuhet se  Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH) sh.a, ka përcjellë kërkesën për financimin e pjesëmarrjes së Qeverisë shqiptare në projektin e investimit startup “Machine Thinking Lab”, në një vlerë jo më pak se 10 milionë USD (1 miliardë LEK).

“Ky startup është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e Al, me potencial të madh për avancim teknologjik dhe të ardhura ekonomike për vendin, duke ofruar përfitime strategjike për Shqipërinë në tërësi, ku përveç ndikimit ekonomik të drejtëpërdjrejtë, ky partneritet do të rrisë pozicionin e Shqipërisë në komunitetin global teknologjik, duke treguar angazhimin e vendit për të mbeshtetur teknologjitë inovative dhe hulumtimin e avancuar. Kjo do të tërheqë investitorë ndërkombëtarë dhe do të pozicionojë vendin tonë si një qendër për kërkimin dhe zhvillimin e AI, një bashkëpunim që do të shërbejë si një mundësi marketingu global për vendin tonë”, thuhet në relacion.

lEXO EDHE:Si arrita të rris biznesin me 50% pa punësuar asnjë punonjës të rinj?

Ky financim prej 10 milionë dollarë sipas relacionit do të mbulohet nga të ardhurat e fituara nga Agjencia e Adminsitrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara.

Më 15 prill kryeministri Edi Rama për herë të parë tregoi që Shqipëria do jetë bashkëfinancuese, e start up-it më të ri të Mira Muratit në fushën e inteligjencës artificiale quajtur, Thinking Machines Lab. Gjatë një vizite në një kompani, kreu i qeverisë tha se ka ardhur koha që shteti të ‘hyjë’ nëpër kompani, që të ndihmojë në financimin e tyre, por që të ketë gjithashtu edhe përfitimin e tij. Kështu, kreu i qeverisë zbuloi se një propozim të tillë ia ka parashtruar edhe shqiptares Mira Muratit. Kryeministri ripërsëriti deklaratën e tij se Mira Muratit i ka kërkuar ndihmë që të ndihmojë vendin tonë për t’u integruar në BE. Shqipëria po e përdor Inteligjencën Artificiale në përkthimin dhe njësimin e legjislacionit tonë me atë europian.

dokumenti i plotë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0