Shtëpia në Essex bëhet e para në Britani e cila shitet me Bitcoin

Shtëpia në Essex bëhet e para në Britani e cila shitet me Bitcoin


Një shtëpi e re e ndërtuar në Essex bëhet e para në Britani, që përdor një transaksion me Bitcoin. Madje, jo vetëm në Britani, por edhe në Botë.

Në shitje për £350,000, shtëpia me 4 dhoma, e cila është ende në ndërtim, do të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, sipas ndërtuesve.

Go Homes, gjithashtu raportoi se po shet edhe një tjetër shtëpi me vlerë £595,000, me Bitcoin. Këto shitje vinë ndërkohë që ekspertët, ngrenë alarmin se Bitcoin mund të jetë “fluska” e rradhës. E gjithë kjo, mund të rezultojë një humbje e madhe për poseduesit e crypto-valutës.

Blerësi të cilit ende nuk i dihet emri, njihet edhe me nofkën “Bitcoin miner”. Kjo sepse ai ka blerë shumë të tilla që në fillimet e saj, dhe sot, ai po gëzon vlerësimin e saj me mbi $17.000 për njësi.

Shtëpia në fjalë, është 1 nga 32 të cilat po ndërtohen në Elmstead Green, Colchester, pranë një fshati të ri.

Avokatët të cilët morrën pjesë në negociata komplekse, nuk e patën të lehtë të arrinin të mbyllnin marrveshjen midis dy palëve.

Land Registry, pranoi gjithashtu që transaksioni të bëhej me Bitcoin. Eksperienca e parë për ata gjithashtu.

Ed Casson, drejtues i shitjeve pranë Go Homes, u shpreh se “Kjo rishkruan librin e rregullave. Dhe tregon se ka edhe mënyra të tjera për të shitur prona. Kjo është hera e parë që një pasuri e patundshme shitet me Bitcoin. Mund të themi, se është historike. Kjo do të bëhet më e shpeshtë në të ardhmen. Ne, po përpiqemi të përqasim teknologjinë sa më shpejt.”

Burimi: The Sun

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0